• |
ide | kryesore

Shqipëria investon më pak në shëndetësi/ Basha: Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të publikuar nga Eurostat që e rendit  Shqipërinë të fundit përsa i përket investimeve në shëndetësi.Përmes një postimi, kryedemokrati ka shkruar se për 7 vite Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura siç është ai për shëndetësinë falas.

Basha thotë se ata që e vuajnë më së shumti këtë gjendje në kurrizin e tyre janë shqiptarët, të cilët paguajnë fatura të shtrenjta për ilaçet dhe trajtimin mjekësor. Basha tha se janë të domosdoshme investimet në shëndetësi si: paga më të mira mjekët dhe infermierët dhe shtimi i numrin e tyre, rimbursim për ilaçet etj.



3 Comments

  1. “Trokita në derën e PD, m’u përgjigj një zë, as burrë e as grua… Epo të kesh dy palë benevrekë, dy palë pampers, e të thuash për mua ‘ky është i lodhur’”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *