• |
ide | kryesore

“Të braktisur përballë krizës”/ Basha takon bizneset në Lezhë: Qytetarët duhet ta kenë qeverinë në krah

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar gjatë ditës së sotme bizneset në Lezhë me të cilët ka diskutuar mbi gjendjen e vështirë ekonomike që po kalon vendi. Basha u ndal në disa biznese për të folur për situatën me të cilën po përballeshin në këtë kohë krize shëndetësore dhe ekonomike. Nëpër dyqane pronarët tregojnë vetëm blerjet me lista, pasi njerëzit nuk kanë lekë të blejnë as ushqimet e shportës.

“Jemi të lodhur. Këtë dyqanin e kam me qera. Plus taksat e shtetit që dhe ata duhet më i la, të gjitha bashkë. Edhe klientët që vijnë me ble ato vijnë të shkretët që s’kanë mundësi me ble, i marrin edhe borxh se s’kanë mundësi. I kam me lista. Të gjitha taksat duhet me pagujt edhe qiranë. Me jetu, me ngrënë një copë bukë se asgjë tjetër nuk ka”, – thotë pronarja e një bznesi të vogël.

Në një tjetër dyqan, kryetari Basha gjen po të njejtën situatë, ku xhiroja ka rënë dhe njerëzit blejnë gjithnjë e më pak. Kryetari demokrat premtoi se qeveria e ardhshme do ta ndryshojë situatën, dhe qytetarët dhe bizneset do të kenë qeverinë në krah.



5 Comments

  1. E kemi pare dhe ate qeverin tende. Ti nuk je me i mire se baba jot shpirteror. Nga ty vecse idiotesi dhe pa aftesi kemi pare. Rama eshte si eshte po nuk fshihet pas gishtit. Kurse per pune ti as nuk i afrohesh fare atij.

  2. E.S i kërkon G.D-së… (nuk thuhet)

    G.D: ‘Po e thua sikur i ke dhënë bukë qenit. Jo si kënaqësi e përbashkët. Pis’.

    G.D: Të vish si shk….

    E.S: Epo s’të jap gjë kur qan për ish-in.

    G.D: Boll o ndyrësisë e ndyrë… Do ta shkarravis surratin…

    Është e gjatë biseda, po s’ka nevojë më.

  3. O bashe ti do vish ne pishtet kjo nuk diskutojet. As na jep ndonje lek qe tani. keshtu i siguron votusit qe e ke seriozisht. Propozoj qe te filloj shperndarje e lekve neper deget e PD aty ku ti e shikon me te pershtatsheme. Me komision vetkuptojet jo rremuje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *