• |
ide | kryesore

“Ti do ta mbash këtë shirit k**i, bir”: Gary Neville zbulon se Ferguson nuk ia dha shirtin Ronaldos për xhelozi

-Instant, Sport



Shiriti i kapitenit është dicka serioze. Cdo klub ka historinë e tij e një lloj guide, cdo trajner ka kriteret e tij të seleksionimit. Në përgjithësi, shiriti i kapitenit i besohet një lojtari ekspert, karizmatik, të aftë të marrë përsipër përgjegjësinë e skuadrës. Ndonjëherë nuk është e nevojshme që ky lojtar të jetë i madh në moshë. Karizma e lidershipi mund të mjaftojnë. Një si Cristiano Ronaldo ka qenë gjithnjë i përshtatshëm, por tek Manchester United kishte një motiv përse Ferguson nuk ia besoi asnjëherë dhe e shpjegon Gary Neville.

SHIRITI– Ish-kapiteni i Manchester United ka treguar një episod interesant në lidhje me administrimin e lidershipit nga ana e Sir Alex Ferguson. Legjenda skoceze e United në 2006 duhet të zgjidhte një kapiten në vend të mbrojtësit që ishte dëmtuar në atë kohë: “U dëmtova dhe u bë e vështirë për mua. Më dukej se nuk po jepja kontributin që duhet të jepte një kapiten“. E sipas asaj që shpjegon, Ronaldo ishte një nga profilet e marra në konsideratë.

MOTIVI – “Shkova të flisja me Sir Alex gjatë stërvitjes, në vitin e tretë që isha kapiten. Kishim një skuadër fantastike: Ronaldo, Rooney, Scholes etj. I thashë Ferguson: ‘nuk ndihem më i denjë të jem kapiten. Kjo skuadër është në një nivel me të cilin nuk mund të konkuroj më’. Mu përgjigj: ‘ti do ta mbash këtë shirit k**i, bir. Do alternoheni ti e Giggs. Po ia dhashë Ronaldos, Rooney do cmendet; po tia jap Rooney, do ta bëjë Ronaldo. Ndërsa po tia jap Vidic, Ferdinand do jetë i pakënaqur“. CR7 ishte në Manchester prej vitesh, ishte një nga lojtarët imazh por Ferguson ishte i jashtëzakonshëm të administronte dhomat e zhveshjes, duke zgjedhur të alternonte kapitenin për të ruajtur balancat. E në fund, shiritin portugezi nuk e mori kurrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *