• |
ide | kryesore

Trump nuk dorëzohet: Biden nuk mund të jetë president

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump nuk dorëzohet në luftën e tij kundër rezultati elektoral të zgjedhjeve të fundit elektorale. Së fundmi ai ka publikuar një video në rrjetet sociale për të paralajmëruar vazhdimin e luftës ligjore. Ai shton se do të vazhdojë të këtë betejë deri sa të numërohet çdo fletëvotimi e vlefshme. Kreu i shtëpisë së bardhë e cilësoi këtë si fjalimin më të rëndësishëm që ka bërë ndonjëherë për sa i përket manipulimeve të zgjedhjeve.

Trump u qendron akuzave të tij pavarësisht se ministri amerikan i drejtësisë William Bar ka përjashtuar mundësinë e manipulimeve të procesit të votimit. Në videon që zgjat 2 minuta dhe 13 sekonda, ai shprehet se ka detyrën e lartë të mbrojë ligjin dhe kushtetutën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *