• |
ide | kryesore

VIDEO/ Goditet banda e shqiptarëve në Spanjë, kapet 2 tonë marijuanë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia spanjolle në bashkëpunim me autoritetet holandeze dhe belge kanë sekuestruar 2 ton marijuanë, ndërsa arrestoi 19 persona. Mes të ndaluarve janë edhe shqiptarë, për të cilët thuhet se kishin pozicione kryesore në organizatën kriminale. Në operacion morën pjesë 300 agjentë, u bastisën 63 banesa dhe objekte në Spanjë, ndërsa u zbuluan 34 mijë bimë kanabis, 14 automjete, 20 mijë euro dhe një pistoletë.

Organizata drejtohej nga holandezë të mbështetur nga shqiptarët, të cilët ishin përgjegjës për gjithçka që lidhej me kultivimin e marijuanës dhe nga disa spanjollë që ishin të ngarkuar me logjistikën. Ata kishin instaluar plantacionet në shtëpi ose depo, larg qendrave të banuara.

Hetimet nisën kur agjentët zbuluan praninë e një grupi trafikantësh të drogës, të përbërë kryesisht nga shqiptarë, të cilët vepronin në Spanjë, Belgjikë dhe Holandë, teksa Spanja ishte një nga pikat nevralgjike të organizatës.

Përmes një qytetari spanjoll, ata arritën të lokalizonin dhe gjenin shtëpitë, teksa të dhënat i modifikuan në mënyrë që të mos gjendeshin. “Kopshtarët” ishin përgjegjës për kultivimin dhe mirëmbajtjen e plantacioneve. Përveç kësaj, ata duhej të ishin të matur dhe të qëndronin brenda ndërtesave gjatë kohës së kultivimit deri në korrje.

Organizata kryente detyrat e saj të mbikëqyrjes përmes një qytetari me origjinë shqiptare. Banda përdorte pasaporta italiane, greke dhe sllovene dhe dokumente identiteti, të gjitha të falsifikuara, për ta bërë të vështirë identifikimin. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *