• |
ide | kryesore

Çifti në TikTok gati të martohen pas komentit te Miley-t

-Instant, Paparazzi, Slider



Një video në TikTok shfaq një çift, teksa të dy kërcejnë në dhomë, video me në sfond këngën “Plastic Hearts” të Miley Cyrus. Po në të njëjtën video shkruhet: “Nëse Miley komenton, ne do të martohemi”.

Për habinë e të gjithëve, ajo komentoi dhe komenti është epik. “Shpresoj që të funksionojë më mirë për ju sesa funksionoi për mua.  Miley dhe Liam u lidhën dhe u ndanë shumë herë brenda 10 vitesh, derisa romanca përfundoi në martesë dhe martesa jetëshkurtër në divorc. Së fundmi, këngëtarja u shpreh se lidhja e tyre nuk do të funksiononte kurrë për shkak të konflikteve të shpeshta, por ajo do të ketë gjithmonë dashuri për të.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *