• |
ide | kryesore

Erdogan sulmon Macron: Shpresoj që Franca të çlirohet prej tij

-Instant, Lajme, Planet

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ditën e sotme tha se shpresonte që Franca të “çlirohet” së shpejti nga Emmanuel Macron, duke e përshkruar atë si një barrë për Francën, e cila po kalonte në kohë të rrezikshme.


Sipas Reuters, lidhjet midis Turqisë dhe Francës, të dy vendet anëtare të NATO-s, kanë qenë veçanërisht të tensionuara në muajt e fundit lidhur me ndryshimet në politikën mbi Sirinë dhe botimin e karikaturave të Profetit Muhamed në Francë.


“Macron është një barrë për Francën. Macron dhe Franca po kalojnë një periudhë shumë të rrezikshme”, u shpreh Erdogan para gazetarëve, duke iu referuar protestave në qytetet franceze. “Shpresa ime është që Franca të ‘çlirohet nga problemi Macron’ sa më shpejt të jetë e mundur”, vijoi ai.

Ankaraja dhe Parisi kanë shkëmbyer gjithashtu akuza për rolet e tyre në konfliktin e Nagor-Karabkah. Franca thotë se Turqia ndezi luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nago-Karabakun, i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i populluar nga Armenët etnikë.

1 Comment

  1. Makaroni ftyre mi haleje i duket vetja i forte nuk kruhesh kollaj me turqine o bastard!! Turqia ta fut ty e grekut bashke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu