• |
ide | kryesore

Fauçi kritikon Britaninë: Nxitoi në aprovimin e vaksinës

-Instant, Lajme, Planet



Anthonio Fauçi, eksperti i njohur amerikan për sëmundjet infektive, ka kritikuar Mbretërinë e Bashkuar për procesin e aprovimit të vaksinës për Covid-19. Ai thotë se rregullatori britanik nxitoi në aprovimin e vaksinës anti Covid. Fauçi shtoi se vendimi i rregullatorit amerikan për vaksinën do të vijë shumë shpejt, ndërsa mbrojti procesin shqyrtues të Administratës për Ushqimin dhe Ilaçet, FDA.

“Ne vëzhgojmë të dhënat me shumë kujdes për t’i garantuar publikut amerikan se kjo është një vaksinë e sigurt dhe efikase”, u shpreh Fauci.

Ndërkohë, të mërkurën, Mbretëria e Bashkuar u bë shteti i parë i botës që aprovoi përdorimin emergjent të vaksinës së zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech ndaj koronavirusit të ri. Produkti i tyre, sipas të dhënave nga testet klinike, ka treguar një efektivitet deri në 95%.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *