• |
ide | kryesore

Ilaçi eksperimental ndalon transmetimin e Covid-19 për 24 orë, shkencëtarët optimistë

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Një studim i fundit ka dhënë rezultate premtuese për sa i përket trajtimit të virusit Covid-19. Një ilaç eksperimental antiviral, i cili merret me anë të rrugëve orale, parandalon transmetimin e koronavirusit brenda 24 orëve.

Medikamenti i quajtur molnupiravir nuk lejon shumimin e virusit duke e parandaluar atë molnupiravir
të përhapet në të gjithë trupin, shkruan Daily Mail. Studiuesit bënë disa ekperimente me lepuj dhe shikuan se kafshët e trajtuara me këtë medikament nuk e transmetonin virusin, ndërsa të tjerat po.

Ekipi i studiuesve nga universiteti Shtetëror i Xhorxhias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se nëse të dhënat mund të përkthehen te njerëzit do të ishte një hap i rëndësishëm në betejën ndaj pandemisë. “Ky është demonstrimi i parë i një ilaçi oral në dispozicion për të bllokuar shpejt transmetimin e SARS-CoV-2,” tha Dr Richard Plemper, një profesor në Institutin për Shkencat Biomjekësore në Xhorxhia. ‘Molnupiravir mund të ndryshojë lojën’- thanë studiuesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *