• |
ide | kryesore

Lubonja: Historia shqiptare duhet të ndahet nga mitet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

“Historia shqiptare duhet të ndahet nga mitet”. Kështu ka deklaruar publicisti Fatos Lubonja në një intervistë në emisionin “Prishtinë-Tiranë” në ABC. Lubonja u shpreh se nuk është bërë ndarja mes historisë së vërtetë dhe mitologjisë. “Në Shqipëri për fat të keq kanë të mbetur mitet e nacionalizmit të ngrira dhe interpretimi i historisë bëhet sipas këtyre miteve”, u shpreh Lubonja.


Pjesa nga intervista:


Fatos Lubonja: Duhet të kemi shumë histori dhe shumë historiane që shikojnë të vërtetën nga këndvështrime të ndryshme. Problemi shqiptar është që akoma nuk ka arritur të piqet historia shqiptare dhe të shkëputet nga mitet. Nuk kemi bërë ndarjen e historisë nga mitologjia. S’kemi bërë dot kuptimin e ndryshëm që kanë nga historia e vërtetë. Nëse do merremi me mitet, mendoj se është shumë e rëndësishme që të kuptohen. Në Shqipëri për fat të keq kanë të mbetur mitet e nacionalizmit të ngrira dhe interpretimi i historisë bëhet sipas këtyre miteve.

Baton Haxhiu: Kur është i mirë miti dhe kur bëhen i dëmshëm për historinë?

Fatos Lubonja: Mbi të gjitha duhet të them pse është i nevojshëm. Këtë e kuptojmë nëpërmjet historisë së miteve tona, miti është bashkues. Në periudha të ndryshe njerëzit janë përbashkuar në emër mitesh. Mitet kryesore që janë edhe sot si miti i Skënderbeut, ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’ janë farkuar nga rilindësit për t’i dhënë një identitet shqiptarëve dhe t’i bashkojë. Kur Vaso Pasha thoi mos vështroni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria nëkuptohej se ndsrja ka qenë e madhe. Kjo ka qengj një thirre për të bashkuar shqiptarët. Kur i hiqet vargu i parë dhe kthehet në mit, dhe bën se feja e shqiptarit është shqiptaria. Që nuk është e vërtetë. Këtu është dallimi mes historsë dhe mitologjisë.

Baton Haxhiu: A ka mite beninj dhe malinj?

Fatos Lubonja: Është qesharak të ndërtosh mitin e Aleksandrit të Madh në Maqedoni dhe Skënderbeut në Shqipëri. është mit i mburrjes kombëtare. Ky mendim mitologjik kur nuk zhvillohet mendimi kritik. Kam gjithë respektin për Nënë Terezën, është e njëjta mënyrë që kanë marrë Skënderbeun në shekullin e 18.

Baton Haxhiu: Skënderbeu e ka pasur nënën serbe, e keni thënë ju

Fatos Lubonja: Kur unë kam përmendur nënë serbe e kam përmendur në kontekstin historik për të thënë se në periudhën e Skënderbeut dhe them që e ka pasur nënë sllave dhe në betejën e Kosovës kanë luftuar edhe sllavët në emër të Krishtërimit. Unë i them këto për të përshkruar se ku lind se rruga e armiqësisë me serbët fillon në periudhën e nacionalizmit dhe miti i Kosovës së tyre është miti i betejës së humbur që kërkon rifitore. Miti i Skënderbeut te ne është kthimi në kohën e artë të Skënderbeut këtu lind nevoja e njohjes së historisë. /abcnews.al

4 Comments

  1. Po mite krijohen perdite o Lubonja. Nuk besoj se kalon nje dite ne kete bote pa u krijuar te pakten nje mit. Miti ne thelb eshte nje narrative qe arrin te shpjegoje gjera ne menyre bindese per shumicen e njerezve pa marre per baze te gjitha faktet dhe rrethanat. Ne pjesen me te madhe te rasteve sepse eshte e pamundur te konsiderohen te gjitha rrethanat, ne pjesen tjeter sepse manipulohen.
    Kjo ne thelb nuk eshte lufta mes arsyes dhe mitit, por lufta e nje miti ne krijim e siper dhe nje tjetri tashme te krijuar. Objektiviteti absolut eshte i pamundur, dhe cdo konkluzion i mberritur mbi ate premise eshte ne fakt projektim vlerash te tjera qe i paraprijne asaj, pra, duke perdor perkufizimin tend, mitesh. Duke qene se mendimi jot eshte i dominuar nga fluksi post-modern e ke te pamundur ta refuzosh kete paradigme pa rene ne kontradikte me veten.

  2. Lubonja ka mbaru dy vite univesitet per fizike dhe KAQ. Asnje shkollim formal, asnje pune te vazhdueshme e te thelluar ne ndonje fushe te caktuar qe do e bente specialist. ASGJE.
    Por kjo nuk e pengon Lubonjen te jape mendime per politike, ekonomi, urbanistike, ambient, drejtesi, histori….. ashtu si edhe Bushati me Shkullakun xhanem qe tjerrin lesh studiove per cdogjo dhe ia botojne intervistat ktij mendimtarit te modh.

  3. Cfare plehre, se debil eshte qe eshte. Ky patjeter duhet te jete i shitur. Hedh firmen ne ndonje bordero Greke apo Serbe ose te te dyja.
    Ka nje Shtet qe i thote vetes Maqedoni, pavaresisht se jane sllavo-Bullgare dhe mban per hero Aleksandrin e Madh i cili jetoi nja 1000 para se sllavet te vijne ne Ballkan, dhe thone pa pike turpi jemi Maqedonas, me vetem nja 2-3 km katror kane nga ish territori i Maqedonise se Lashte, pjesa tjeter i takonte fiseve Ilire te Dardaneve e Paoneve.
    Kemi Greket qe mblodhen gjithe mbeturinat e popullsise te Perandorise Osmane Shqiptare, Bullgare, Turq, Armene, Cifute, Arabe, Vlleh dhe u thane kush eshte Ortodoks eshte Grek, dhe pretendojne se jane Greket e lashte, Epirotet e lashte, dhe Maqedonet e lashte.
    Kemi edhe Serbet qe thone kemi luftu Otomanet ne betejen e Kosoves e mbrojtem krishterimin, pavaresisht se gjithe kohes ishin vasale te Sulltani. Te gjithe sllavet bashke me Serbet erdhen ne Gadishullin Ilirik ne shekujt 6-8 pas Krishtit, ishin barbare pa fe, dhe u bene te krishtere ortodokse nga shekulli i 9teAD. Tani bejne sikur e kane shpik ata Kriterimin.
    Kurse ky dobic e bir dobici e ka hallin me Shqiptaret, sikur jane Shqiptaret problemi i nacionalizmit ne Ballkan e jo Sllavet e Greket. Sikur nuk jane Shqiptaret popullsia autoktone e ballkanit por te tjeret. Me ndyresire nuk behet. Nje dallaveraxhi e mercenar i pacipe. Mbeti Vlleh nuk u be kurre Shqiptar.
    Ka gjet edhe ate plehren tjeter Batonin e na bejne muhabet kurvash.

  4. Historia duhet te shkeputet nga mitet. Por pyetja eshte kush do ta beje kete beteje?. Degjojme disa analist qe pothuajse jane injorant ne histori qe e ndertojne te gjithe diskursin e tyre sipas miteve qe ja ka tregu gjyshi!!. Realisht mbas viteve 1990 ka shume botime historike qe ne thelb dhe fryme kane historine dhe godasin mitet por kjo beteje do kohen e duhur qe shqiptaret te kuptojne e te pranojme kush eshte mit e kush eshte histori. Ma e shumtuara ne kete beteje eshte se perdoren mitet per politikat ditore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu