• |
ide | kryesore

Manastirliu: Kemi 100 mijë teste të shpejta, më 14 dhjetor fillon përdorimi në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një konferencë për mediat, Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria ka siguruar 100 mijë teste të shpejta për Covid-19. Manastirliu tha se do të hyjnë në funksion që nga data 14 dhjetor në Tiranë ndërsa duke filluar nga 20 dhjetori do të përdoren dhe në spitalet rajonalë.

“Bazuar në vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve në kemi marrë të gjitha masat në kohë për përfshirjen e testimit të shpejtë. 100 mijë teste të shpejta të njohura nga OBSH që janë të disponueshme në vendin tonë që do të vendosen në funksion në strukturat spitalore. Do të nisë nga dita e hënë në Tiranë. Do të jetë i disponueshëm në të gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Pikat e testimit do të bëhen të njohura në ditët në vijim dhe do të mbulojnë një numër të caktuar banorësh. Prej datës 20 dhjetor testet e shpejta do të vihen në dispozicion edhe në spitalet rajonale. Koha e nevojshme nga dita e hënë deri më datë 20 dhjetor është përcaktuar të vihet në dispozicion të të gjitha stafeve tona në të gjitha pikat ku do të bëhet ky testim i shpejtë”, tha Manastirliu.



7 Comments

  1. Edhe 100 milion teste te keni ju te njejten gje qe ju thote prijesi do beni…
    Kurse leket e tenderave e dini vete ju, vazhdoni nxirrni nga 600-700 raste ne dite ju, se ne nuk kemi njerez e te aferm qe te shikojme se cfare behet.
    Ketu jemi infektuar te gjithe ju nxirrni 700 raste ne dite, jeni bere qesharake sinqerisht, mos dilni me me mire dhe jeni ok.

  2. HJDE QEVERI HAJDE ME 14 VJETOR MBURRET DO BEJME TESTE TE SHPEJTA PO EUROPA QE JU I REFEROHEJ PER CDO GJE QE U INTERESON NESER VAZDON VAKSINIMIN OI MINISTRE NAFIE. EURPA BENE VAKSINEN NDERSA TI MOJ MINISTRE JU KANE FALUR TESTE TE SHPEJTA HADE GALLAT ME NAFIJET.

  3. Bota po fillon vaksinimin , ju akoma mburreni me testet. Nuk jeni akoma ne gjendje qe te nxirrni nje kuader te qarte te semundjes . Mjere ai popull

  4. Sillni vaksinen o mavrira te PS se po vdesin njerezit si bagetia e po behen me leke ju dhe mjeket e infermieret..

    Flitet per qershor qe te vij por deri atehere e ka kaluar 70 perqind e populates e kane vdekur 2.000

  5. Ty o debile te rafshin 100 mije semundje, Bota ka muaj qe I perdor, po vjen Koha e vaksines e ti flet per 14 dhjetorin testim I shpejte. Testofsh familjen tende e dal I te gjithe POZITIV. Kokekungull qe te perdor rama sic ja ka qefi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *