• |
ide | kryesore

Rama në Këshillin e 27-të Ministerial të OSBE-së: Nuk hoqëm dorë pavarësisht krizave të njëpasnjëshme

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur sukses vitin e Shqipërisë në krye të OSBE-së, por jo sukses të tijin, por të gjithë njerëzve që punuan.


Në mbyllje të Këshillit të 27-të Ministerial të OSBE-së, Rama përmendi disa çështje të këtij viti si dhe problematika, duke nisur nga Ukraina, tek pandemia, Bjellorusia dhe problemet e brendshme mes organizatës.


Ai shtoi se pavarësisht krizave të njëpasnjëshme, Shqipëria nuk hoqi dorë dhe nuk la asgjë që ta ndalte.

“E nisëm këtë aventurë sfiduese për një vend i yni. Më pas vetëm pak kohë pas nisjes sonë ia behu pandemia e frikshme. Na u desh të punonim nga shtëpitë. Na u desh të vazhdonim të bënim këtë punë që nënkuptonte aq shumë në historinë e marrëdhënieve tona. Ne ishim Koreja e Veriut të Europës dhe na u desh të udhëhiqnim përmes një pandemie. Ne ia dolëm dhe mundëm të shënonim përparim.

Negociuam buxhetin për misionin e posaçëm të monitorimit në Ukrainë. Nuk duket si diçka për t’u theksuar por më lini t’ju kujtoj se e kemi bërë para OKB, nuk është gjë e vogël. Në korrik humbëm drejtuesit e OSBE. Nuk kishim konsensus për të katërt dhe Shqipërisë iu desh të merrte më shumë përgjegjësi. Morëm situatën në dorë ku ishte e nevojshme. Më pas erdhi Bjellorusia, papritur struktura me më shumë reputacion u dukën se ishin të padobishme. Kështu që organizata jonë doli në pah si adresa e vetme për trajtimin e çështjes. U përpoqëm të ndihmonim por oferta jonë nuk u mor në konsideratë.
Kjo situatë rajonale u ndoq nga një tjetër goditje që ishte luftimet e ashpra në kontekstin e luftimeve Nagorno-Karabakhut. Këto armiqësi të reja e bënë bashkëbisedimin më të tendosur e më të përçarë në OSBE. Krizë përmbi krizë por ne nuk hoqëm dorë dhe nuk lamë asgjë që të na ndalte në punën tonë. Treguam ambicion tonë, e bëmë në mënyrën shqiptare, me zjarr, këmbëngulje, ca karizëm ndoshta. Mësuam gjatë punës, por bëmë punën kundër të gjitha parashikimeve. Ky këshill është fundi i lumtur”, theksoi kreu i qeverisë.

Ai deklaroi se kurrë nuk duhet të harrojmë potencialin e ndikimit që mund të kemi bashkë.

“Ishte sukses por është larg së qeni suksesi im. Ka një listë të gjatë njerëzish që duhen falënderuar. Faleminderit që u ngritët e erdhët nga të gjitha anët e rajonit për të kontribuar në debatin tonë.
Patëm 53 ministra që morën pjesë në këtë takim online që nuk është kaq e mirëqenë në këto kohë të vështira. Kjo pjesëmarrje dëshmon rëndësinë e përtërirë që i kemi dhënë qëllimit dhe punës së OSBE-së. Kurrë nuk duhet të harrojmë potencialin e ndikimit që mund të kemi bashkë.
Dua të falënderoj ekipin tim në Vjenë dhe Tiranë kanë kaluar pengesë pas pengese. Iu është dashur të punojnë në rrethana mjaft sfiduese. Ata përfaqësojnë më të mirën e Shqipërisë dhe më të mirën e mbështetjes ndërkombëtare për Shqipërinë.
Pa ambasadorin tonë Igli Hasani nuk do ia kishim dalë të bënim këtë gjatë kësaj kohe. Do iu kërkoja të bashkoheshit me mua për ta falënderuar sot në ditën e ditëlindjes”, deklaroi Rama.

6 Comments

  1. Ty s te pjerdh njeri aty ne vendin tend e jo me bota , ik ore pirdhu me shpejt hik ne France se aty ha ndonji tas makarona dhe pas tij futja gjume ooo plaku gomar i Surrelit.

  2. Lulzim Basha nuk hyri në procesin e zgjedhjes së Kryrprokurorit të ri, por Parlamentin e kthyen në tym e zjarr vetëm për të mbrojtur Adriatik Llallën.

    Sot, e gjithë ajo betejë ka përfunduar pa lavdi, e bashkë me Llallën kanë humbur Sali Berisha e Ilir Meta, por edhe Lulzim Basha që e mbrojti me trupat e deputetëve të tij.

    I mbani mend panelet me “gazetarë” të Llallës që sillnin info për narkotrafikun e lidhur me Ramën te Fevziu që vetëm flisnin e flisnin? Ku janë tani, po si nuk bëri kush nga këta xhanëm një kronikë a një shkrim për të dhënë më thellë sesi u pasurua Llalla e pse ja sekuestroj SPAK?

    Ja ky është standardi realisht i devijuar dhe hipokrit i kësaj politike dhe beteje mediatike që do të quhet në historinë e Shqipërisë si “Lëvizja Llalliste”. Po pse e kanë qepur xhanëm?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu