• |
ide | kryesore

Shpërblimi/ Altin Basha bëhet drejtor i teatrit që firmosi të shembte

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Kushdo që ka pasur pikëpyetje se përse lloj lloj velinash, këngëtaresh apo miss-esh të dala mode i janë vardisur Erion Veliajt duke përsëritur të njëjtat lavde të gatshme për njeriun e punës, tani e ka një përgjigje: servilizmi mund të të rrënojë publikisht, po nuk të lë pa shpërblim.


Shembulli më shndritës i kësaj është parë sot me emërimin e ish drejtuesit të emisionit më popullor humoristik, Altin Basha si rrogëtar i shtetit, me detyrën e drejtorit të Teatrit Eksperimental. Ai ka zëvendësuar Kiço London, i cili nuk është treguar gjatë kësaj kohe aq i zellshëm në shërbimet ndaj Rilindjes.


Me një vendim të Këshillit të Ministrave, të firmosur nga zëvendës-kryeministri Erion Braçe, Basha do të lërë Top Channel për të shkuar drejt zyrave të shtetit.

Altin Basha ka qenë një prej tre artistëve, që tradhëtuan pa mandat kolegët e tyre protestues dhe u takuan me Veliajn, në korrik 2018, në një show propagandistik një ditë përpara se parlamenti të miratonte me urgjencë ligjin special, tashmë të hedhur poshtë, për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Manipulimet/ Altin Basha, regjisori i një spektakli të shpifur

Ai atëherë u akuzua nga aktorët e tjerë se nuk kishte mandat për një takim të tillë, që i shërbente thjesht interesave politike të ditës. Fotoja e regjizorit së bashku me aktorët Arben Derhemi dhe Alfred Trebicka u bë virale në rrjet. Ndryshe nga dy të tjerët që patën pakëz cipë dhe refuzuan të flasin publikisht për atë ngjarje, Basha doli publikisht dhe me argumentat e Rilindjes sulmoi protestuesit, duke pretenduar se ata e kishin tradhëtuar atë duke u shndërruar në një lëvizje pro PD-së.

Gjen guximin të rishfaqet në publik Altin Basha. Natyrisht për një shërbim të ri

Dhe kur gëlltit diku një lugë çorbë të prishur nuk ndalesh dot më.

Më maj 2020, vetëm një ditë para shembjes së Teatrit Kombëtar, Altin Basha, bashkë me një sërë drejtuesish të institucioneve shtetërore dhe aktorë të emisionit Portokalli në Top Channel, nisën një peticion ku kërkonin shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e teatrit të ri.

Altin Basha i shërbeu si alibi Erion Veliajt edhe më vonë, kur qeveria dhe bashkia pasi e kuptuan që ishin diskredituar aq shumë sa duhet të hiqnin dorë nga bashkëpunimi me kompaninë private Fusha SHPK dhe me aferën e saj 200 milionëshe. Atëherë Veliaj shpalli në publik se kishte qenë parfaqësuesi i komunitetit të artistëve që i kishte bërë Fushës aq kërkesa të forta, sa ajo kompani që e kishte të mundur të plotësonte tekat e njërit prej arkitektëve më të mirë në botë, Bjarke Ingels, nuk kënaqte dot ekzigjencat e Altin Bashës.

Natyrisht të gjitha këto e kishin një çmim dhe regjizori që e ktheu edhe kauzën e angazhimit tek teatri në një “Portokalli” e mori shpërblimin e tij. Që nga tre dhjetori ai do të jetë rrogëtar i shtetit si drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” që është krijuar gjashtë vite më parë.

©Lapsi.al

24 Comments

  1. Mos e lini pa gje dhe ate -Derdimenin-apo -Derhemin-si e ka emrin,Pa -bace Ndrenikes jepini ndonje lek sa eshte gjalle mos e ngarkoni me -Poste-Shteterore se eshte i moshuar.

  2. Hajde korrupsion hajde!
    Ne e prisnim MINIMALISHT MINISTER KULTURE ALTININ E PARTISE….
    Keta e emerojne nje cope drejtor turbine!

  3. Altini qe eshte regjisor dhe menaxher i mire j’u desh t’i bente qoken qeverise, te poshterohej duke lepire ate qe peshtyu per te shkuar ne nje post qe me standart merite besoj e meriton. Edhe nje shembull tjeter qe s’ka rruge tjeter me be karriere ne kete vend. Ne keto kushte veshtire ta fajesosh Altinin, sepse sic dihet korrupsioni me i madh ne Shqiperi ndodh per te perfituar nga te drejta qe te takojne. Te gjithe kemi dhene ryshfet per te marre ate qe na takon. Pak a shume kete gje beri dhe Altini.

    1. Jo ore, car thua ore, e meriton Altini te behet Drejtor i Teatrit Eksperimental. Po pse cfar veprash artistike na paska bere ky Altini, pervec asaj bastarditetit qe e quajne “Portokalli”.
      Nje person qe shkel te gjitha parimet morale dhe etike, veem qe ti te behesh nje cope drejtori atehere je shkerdhat jo njeri.
      Kur thua “Te gjithe kemi dhene ryshfet per te marre ate qe na takon” fol per vete jo per te gjithe, une se kam bere dhe as kam per ta bere kurre kete gje. Te shesh bythen une per nje cop dretorlleku kurr.
      Plus qe Altini nuk ka dhene rrushfet, ai i ka sht shpirtin Djallin per nje cope karrike.

      1. Etika dhe morali nuk jane bardhe e zi. Ne qofte se e vetmja menyre per te shkuar ne nje post qe beson se mund ta besh me te mire eshte ky lloj kompromisi moral mund te jesh i justifikuar. Ceshtje balance eshte. Njerezit e harrojne, por Linkolni i dha ryshfet kongresmeneve per te votuar kunder skllaverise. Altini eshte me i mire se te tjeret profesionalisht. Jane investuar shume financa dhe urrejtje per ta konkurruar dhe as nuk i jane afruar, te pakten ne cilesi. Emisionet e tjera te humorit jane horror i vertete. Per fat te mire na u dha mundesia te bejme krahasimin dhe te kuptojme deri ku mund te shkoje banaliteti, ose mungesa e respektit per publikun. Altini eshte pedagog, gjithashtu nje nga te vetmet shfaqje qe ka vene ne teater, “Amadeus”, eshte vleresuar nga profesionistet, perfshire ato qe e kane inat. Per me teper eshte njeriu me eksperiencen me te gjate ne menaxhimin e nje trupe te madhe artisike, pavaresisht sa cilesore mund te jete. Pastaj po flasim per artin shqiptar qe eshte drejtuar apo drejtohet edhe nga njerez si Culi apo Kico Skrami. E vetmja detyre ndaj publikut qe ka nje profesionist i mire eshte te avancoje karrieren e tij duke permiresu produktin ne proces. Altini eshte artist, nuk eshte pasqyra morale e kombit. Nese ia del te beje ndonje gje me te mire artistikisht e ka kry funksionin. Hesapet e tjera i kemi me qeverine qe krijon kete klime imoraliteti ku njerezve, edhe te mireve, i duhet te pershtaten.

        1. Une nuk po te kuptoj, meqe po permend ketu dhe qe Linkolni paska bere nje xhest fisnik, paska korruptu kongresmenete per te heq skllaverine, pse nuk i thua dhe arsyet se perse e beri ai kete?
          Pse nuk thua qe Linkolnit nuk i plaste fare as per sklleverit as per personat me ngjyre por qellimi i tij ishte vetem te fitonte luften civile qe po zhvillohej ne Amerike ne ate periudhe, dhe ia arriti. Linkolni mendonte (dhe kishte te drejte) se nese i jepte lirine zezakeve atehere ato do kalonin nga krahu i tij dhe ai do fitonte luften.
          Nuk ma do mendja se Altini e do ate post per arsye parimore apo per te ngritur nivelin e teatrit Shqipetare.
          Une Altinin nuk e njof personalisht, por njof 2 nga aktoret me te “shquar” te portokollise, nga ato te vjetrir, dhe mund te e them me bindje te plote qe jane flliqesira njerez te peshtire. Une po te isha ne vendin e Altinit dhe te isha burr i mire nuk mund te punoja me qenje te tilla sado te talentuar qe mund te jene.
          Perpara te qenit profesionist, artist apo drejtor njeriu duhet te jete njeri ne rradh te pare.
          Une jam i mendimite qe bota nuk eshte bardh e zi, por dreqi ta haje ketu te ne po bejne hajer vetem kermat, sa popull i trash dhe i keq paskemi qene valle…

          1. Linkolni ka qene nje nga njerezit me reflektive dhe te vuajtur psikologjikisht ne historine politike, dhe sigurisht ka qene kunder skllaverise . Ne fakt, pjesa e ndricuar e themeluesve te shtetit dhe kushtetutes Amerikane (Jeferson me shoke), dhe shume te tjere abolicioniste te thekur, e dinin shume mire qe skllaveria ishte skandal e turp aq sa u kujdesen mos e permendnin ne kushtetute. U detyruan ta bejne si kompromis per te bashkuar shtetet e jugut. Ajo ka qene ceshtja me e luftuar ne komision, e njihet historikisht si kompromisi i madh. Kjo eshte histori e gjate, por thelbi eshte qe ato mendonin se skllaveria gjithsesi do merrte fund brenda 2 dekadash per arsye ekonomike. Gjithsesi me standartin modern ne kete rast balanca morale ishte negative, sepse te drejtat e njeriut jane me te rendesishme se Kombi. Linkolni i kreu te dyja me dhune dhe korrupsion, pra bashkoi kombin dhe hoqi skllaverine dhe doli i paster moralisht.
            Asnje nuk ve bast per cfare e do Altini ate post, por fakt eshte qe ne apektin artistik refuzon te bjere ne cfaredolloj niveli sic bejne koleget, edhe pse Klanifornia,nje horror-komedi, psh ka me shume audience. Ai vleresohet ne radhe te pare si artist, sepse une apo gjithsecili nuk duhet te kete nevoje t’i mesoje Altini ndonje gje si njeri, megjithese edhe marrja e punes me njefare sensi serioziteti eshte nje lloj vlere njerezore qe shqiptareve i mungon po aq sa pastertia morale.

  4. Po kllapurise te pegerat e Erion dobicit patjeter qe do shperblehesh .Po cfar regjizori eshte ky more aman cfar vepre ka vene ne skene, cfar kulture ka ,pervec nje pacavureje te ashtuquajtur portokalli qe ska asnje vlere artistike asgje tjeter si mbahet ment ketije mediokri ,po kur thone per potokalline humori me popullor ,kush po ben humor ai kellira qe 24 Ore eshte I droguar ,Rezart Veleshnja qe kur del ne skene duket si popi etj medioker.

  5. Arti dhe sporti jane te vetmet demokraci ku njeriu ndiehet i lire dhe shijon jeten dhe qenien e tij. Kur keto dy fusha bashkohen me politiken per qellime te caktuara tregon se sa poshte ka rene njerzim i dhe vlerat humane ne pergjithesi.Mos u cuditni nuk ndodh vetem ketu mjafton te shikosh zgjedhjet ne Amerike ku shume artist, aktor dhe kengetare dolen haptas te atashuar dhe lobuan fort per Demokratet Liberal te cilet jane e keqja e kesaj bote sic eshte Rilindja ketu . Ata jo se do marrin ndonje vend pune se jane milioner por thjeshte te mbajne rangun dhe stadin e jeteses bashke me kasten lart dhe stabilishmentin drejtues.

  6. Nje tjeter kazanllik shkerdhatllik i lapsit.

    Po fjalvjen Robert Ndrenika qe ishte pro shembjes dhe nuk u be drejtor?
    Po Robert Budina qe ishte kundra shembjes dhe u fut ne listen e deputeteve te PDs?

    Si gjithmone lapsi i hedh nje banane dhe babunet e shqupit fillojne e kercejne me klithma.

  7. Ky është zhvillmi i ri në çështjen Llalla, që ka bërë te heshtë shtypi dhe politika në Shqipëri.

    Heshtja e shtypit në fakt është një radiografi e pastër e asaj që tregon se kush e kontrollon shtypin në Shqipëri. Përveç emisionit të Sokol Ballës, që e ka prekur këtë temë të enjten gjatë emisionit, asnjë TV dhe asnjë medie tjetër online apo print, nuk e ka trajtuar këtë histori, çka tregon se kush e kontrollin realisht shtypin në Shqipëri.

    Nga ana tjetër, shumica e politikanëve kanë heshtur ndaj rastit në fjalë, pasi ky zhvillim rrezikon të hapë rrugën për gjykim ndaj gjithë atyre që quhen “peshq të mëdhenj” në Shqipëri dhe që mund të bëhen objekti i këtij ligji.

  8. Po Blushi qe krijoi dhe parti dhe i la me gisht ne goje te gjithe dhe iku tek paraja,apo s’quhet se eshte kunder Rames.
    Po Llalla qe eshte mare i pandehur si Krye/prokuror….ju doni nje mut te madh sebashku me Kadine qe u be zv/minister.
    Edhe memeci flet edhe shurdhi degjon,Shkulak ngele nje hajdut provincial.

    1. Avash icik, Blushi e provoi deri ne fund, por populli e la me gisht ne goje, nuk i dha votat dhe e lane pa pune. Qendrimet e tijbkane qenen gjithmon koherente. Nuk eshte faji i Blushit qe kemi popull te trashe ne qe shkojne si delet pas cobanit.
      Une nuk po them qe ishte burr i mire Blushi, por krahasuar me Ramen apo Bashen, padyshim qe ishte nje hap perpara.
      Po e kemi zakon ne Shqiptaret i fusim te gjithe me nje thes.

  9. O -i pa emer-mavi me qe ma ke marre ne goje , une ushtroj dhe nje profesion tjeter ;Une te shkerdhej motren dhe gruan pa efekte anesore.

  10. O Stalin,
    ti nuk vlen as sa nje qime e bythes Robert Ndrenikes .
    Po shave te kame shkerdhyer robt deri ne brezin e shtate o krimb haleje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu