• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kuksiani në SHBA, flet me Bashën: Do vij të votoj kundër qeverisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në Kukës ku vizitoi familjen e Myrteza Iseberit, të cilës i janë larguar 3 djem në emigrim.


Ai tha se 2 djem i ka në Angli, 1 në SHBA, por edhe djali i katërt që ka në Kukës këmbëngul të shkojë jashtë.


Gjatë bisedës në shtëpinë Iseberi, telefonoi djali nga SHBA që zhvilloi këtë bisedë me kreun e PD.

“Të rinj si Blerim Iseberi dhe vëllezërit e tij meritojnë një qeveri që e zhvillon vendin dhe e bën më të begatë, jo një qeveri që mendon për vete.

Për 7 vite, Edi Rama dhe miqtë e tij e kanë lënë në baltë rininë shqiptare me premtime të pambajtura dhe me shkatërrimin e ekonomisë.

Është koha ta ndryshojmë Shqipërinë dhe të sjellim shpresë të re për të rinjtë dhe vendin” – thotë Basha. ©LAPSI.al

5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu