• |
ide | kryesore

VIDEO/ Si dështoi Rama të mbante premtimin për shëndetësinë falas

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

“Shëndetësia falas është një program që nuk mund të realizohet brenda një mandati”. Janë këto fjalët e kryeministrit Edi Rama në intervistën që dha të enjten për RTV ORA. Një justifikim për një premtim të pambajtur të bërë në fakt që 8 vite më parë.


Në fushatën e vitit 2013, ishte vetë Rama përsëriste pa reshtur në çdo shesh se “shëndetësia falas do të garantohej që në mandatin e parë. Rama thotë tani se janë më shumë shqiptarë që marrin shërbimin falas në spitale.


Në intervistën e dhënë, Rama, tha se shqiptarët më parë paguanin për mjekun e familjes, gjë që nuk ka qenë asnjëherë e tillë. Premtimin e Ramës e ka sjellë edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri e cila thotë se në 8 vjet, Edi Rama nuk bëri asgjë për shëndetësinë falas.

“Plani i tij i vetëm ishte dhe është i njëjti – të mbushë xhepat e koncesionarëve klientë me paratë e shqiptarëve. Dështimin e Edi Ramës, mashtrimet e tij elektorale dhe vjedhjen e shqiptarëve, qytetarët po e paguajnë sot shtrenjtë. Deri edhe me jetën e tyre” – shkruan ndër të tjera Pampuri. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Cilin premtim ka mbajtur deri me tani qe ankoheni se nuk paska mbajtur premtimin per shendetesine? Ky ka 8 vite qe cdo folje e perdor ne te ardhmen, dmth me “do te” dhe asnje here nuk flet ne te shkuaren “kemi bere…”. Per te tashmen dihet fraza qe thote “fajin e ka Saliu”. I ka mbaruar edhe fantazia tashme. Sapo hap gojen, dihet se cfare do te thote.

  2. Ky është zhvillmi i ri në çështjen Llalla, që ka bërë te heshtë shtypi dhe politika në Shqipëri.

    Heshtja e shtypit në fakt është një radiografi e pastër e asaj që tregon se kush e kontrollon shtypin në Shqipëri. Përveç emisionit të Sokol Ballës, që e ka prekur këtë temë të enjten gjatë emisionit, asnjë TV dhe asnjë medie tjetër online apo print, nuk e ka trajtuar këtë histori, çka tregon se kush e kontrollin realisht shtypin në Shqipëri.

    Nga ana tjetër, shumica e politikanëve kanë heshtur ndaj rastit në fjalë, pasi ky zhvillim rrezikon të hapë rrugën për gjykim ndaj gjithë atyre që quhen “peshq të mëdhenj” në Shqipëri dhe që mund të bëhen objekti i këtij ligji.O ju morrat e kuq qe hiqeni si blu,shkoni udhtoni neper shqiperi te kuptoni pse dhe si fitohen zgjedhjet,mos qendroni ne bodrumet e shqupit dhe dini te hani mut gjithe diten dhe ne darke supen me lakuriqe te salihut

  3. Ai nuk ka deshtuar moi zonje! Hajduti e kishte ne plan vjedhjen dhe mjerimin e shqiptareve, e shkaterrimit e gjithe atyre te mirave qe qeveria e Berishes kishte arrtitur,e ja arriti qellimit, Ky ishte e eshte qellimi i kesaj krjese te ndyre. Asnje deshtim, vetem qellim prej shpirt muti e trdhetari hajdut…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu