• |
ide | kryesore

Vrau 7-vjeçaren teksa luante në park, shqiptarja shpallet e pafajshme nga gjykata

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqiptarja Eltiona Skana e cila i preu fytin një vajze 7 vjeçare, në parkun Queens, në Bolton, më 22 mars të këtij viti u lirua nga akuza e vrasjes.

30-vjeçarja Skana, e kishte pranuar vrasjen e Emily Jones, por gjykata e shpalli atë të pafajshme, pasi prokuroria nuk ofroi prova të tjera dhe tërhoqi akuzën, shkruajnë mediat e huaja.  E reja gjithashtu ka probleme të shëndetit mendor.

Pasi gjykata dëgjoi të enjten një konsulent psikiatër që trajtonte Skanën në spitalin e sigurisë së lartë Rampton, akuza për vrasje u tërhoq të Premten dhe gjykata e shpalli shqiptaren të pafajshme.

Eltiona Skana, u akuzua fillimisht për vrasjen e Emily Jones, e cila u godit me thikë para prindërve të saj ndërsa luante me një skuter në një park.

Skana u akuzua gjithashtu për posedim të një arme në lidhje me vdekjen e Emily më 22 mars të këtij viti në Bolton, Greater Manchester.

Në kohën e vdekjes, prindërit e saj me zemër të thyer thanë: “Emily ishte shtatë vjeç, fëmija ynë i vetëm dhe drita e jetës sonë. Ajo ishte gjithmonë plot gëzim, dashuri dhe e qeshur. Ajo kishte një zemër aq të madhe sa buzëqeshja e saj.” 



3 Comments

  1. E po kjo ?
    E vret femijen ne sy te prinderve.
    E pranon krimin dhe del me probleme psiqike.
    Dhe ne fund e nxjerrin te pafajshme sepse prokuroria nuk arrin dot ta faktoje me prova vrasjen .

    Kulmi.

  2. Ndryshe nga Shqiperia, atje ne Angli nuk del më nga spitali psikiatrik kur shtrohesh per vrasje.
    Kjo vuante nga skizofrenia paranoide, kishte therur edhe te emen me perpara dhe kishte sulmuar edhe motren nje here tjeter.
    Ne Shqiperi, mund te vrasesh 5 police ose te drejtosh shkaterrim shteti dhe te akuzohesh per krijim bandash te armatosura dhe pas disa vitesh te kerkosh te dalesh nga burgu…….
    Te vjen keq se kishte mberritur ne Angli me 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *