• |
ide | kryesore

Video/ Mueller shpëton Bayern nga humbja në shtëpi: Leipzig frenon kampionët me një 3-3 spektakolar

-Instant, Sport, Video



Leipzig bllokon në 3-3 në transfertë Bayern Mynih, që mbetet sidoqoftë kryesues në Bundesligë. Një ndeshje rokamboleske mes dy skuadrave të para në klasifikim: miqtë kaluan në avantazh me Nkunku, Bayern përmbysi gjithcka me Musiala e Mueller, përpara se Kluivert e Forsberg të rikthenin avantazhin në anën e Leizig. Bavarezët i shpëtoi goli i Mueller në të 75, ndërsa Dortmund u ndal në 1-1 nga Eintracht: Reyna iu përgjigj avantazhit frankfurtas të firmosur nga Kamada. M’Gladbach nuk shkon më shumë se 2-2 në Freiburg.

Një 3-3 spektakolar në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 10 të Bundesligës: Leipzig ëndërron për ndonjë minutë se mund të merrte kryesimin, por në fund Bayern i shpëton humbjes (e parakalimit), edhe pse nuk arriti të arratisej nda ndjekësit më të afërt, ende -2 nga vendi i parë. Ndeshje shumë emocionale në Allianz Arena, me Leipzig që, pasi goditi traversën me Sabitzer, mori avantazhin në të 19’: Nkunku, i shërbyer nga Forsberg, kaloi edhe Neuer përpara se ta dërgonte topin në rrjetë.


Kampionët e Gjermanisë barazojnë llogarinë pas gjysëm ore me një goditje të bukur të Musiala, ndërsa të besuarit e Flick kompletuan përmbysjen në të 34’: Coman filtron për Muller, që mposht portierin kundërshtar me një goditje tokazi. As koha për të festuar se Leipzig barazon në 2-2: spond i Mukiele, prekje e Haidara për Kluivert që e lë Neuer të palëvizur.

Rifillimi i ndeshjes është fantastik për miqtë që në të 48’ morën avantazhin me Forsberg, i lënë i lirë në qendër të zonës. Bavarezët nuk u dorëzuan dhe fiksuan shifrat në 3-3 15 minuta nga fundi: Coman shërbeu për Muller, që shënoi dygolëshin personal. Bayern mbetet kryesues, por me këtë Leipzig kampionati gjerman vetëm i mbaruar nuk është. Edhe për faktin se është edhe Leverkusen që mund të përfitojë nesër: nëse mund Schalken e vendit të fundit, do të pozicionoheshin të dytët një pikë nga Bayern.


GERMANY – BUNDESLIGA
1. FC Köln 2 – 2 Wolfsburg
Arminia Bielefeld 2 – 1 Mainz 05
Eintracht Frankfurt 1 – 1 Borussia Dortmund
Freiburg 2 – 2 Borussia Moenchengladbach
Bayern Munich 3 – 3 RasenBallsport Leipzig



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *