• |
ide | kryesore

Al-Khelaifi, driblon më mirë se Messi: “Nuk mund të flas për të”

-Instant, Sport



Fjalët e Neymar në lidhje me Messi kanë rindezur papritur zërat e merkatos në aksin Barcelona-Paris. Nëse do të jetë kalimi i argjentinasit tek Paris Saint-Germain apo rikthimi i brazilianit në Spanjë, pak rëndësi ka, ndjesia është se dicka do të ndodhë në verën e ardhshme, duke patur parasysh se Leo do të jetë në skadencë kontrate. Edhe pse destinacioni më i mundshëm mbetet ai anglez, me Manchester City të Guardiolas gati ta përqafojë, miqësia me Neymar mund ta bëjë Messin të zgjedhë ndryshe. Por kjo është një lojë, nga e cila mundohet të mos përfshihet që tani Nasser Al-Khelaifi: “Leo tek PSG? Nuk mund të flas”.

Përgjigja e presidentit të klubit francez në programin radiofonik “Touche Pas à Mon Poste” mund të lexohet edhe në mënyrë tjetër, varet nga këndvështrimi: pre-taktikë? Dëshirë për të mos u ekzpozuar? Mungesë interesi? Ndëkohë në Madrid vazhdojnë të theksojnë mundësinë që Mbappé niset në qershor (por gjithcka lidhet me qendrimin e Zidane tek Real), e në një rast të tillë parisienët do të ishin të “detyruar” të zëvendësonin një yll me një tjetër.

Në Barcelonë duket gati se kanë hequr dorë nga kapiteni, që disa muaj më parë kishte kërkuar shitjen. “Në nivel financiar unë verën e kaluar do ta kisha shitur Messin, sepse kjo lëvizje do të ndihmonte arkat e klubit” ka thënë për RAC1 Carles Tusquets, presidenti provizor i blaugranave pas largimit të Bartomeut. Klubi duhet të ushtrojë një reduktim të madh pagash e lamtumira e Messi do ti ndihmonte shumë. Tusquets ishte shumë i qartë edhe për rikthimin e Neymar: “Nëse vjen falas mund të flasim, përndryshe nuk ka para për ta blerë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *