• |
ide | kryesore

Basha me fermerët në Kukës: Do të jem në krahun tuaj, jo me fjalë por me subvencione

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha u ndal sot në Kukës, në Novosej dhe Shishtavec, dy zonat e njohura për kultivimin e patates, ku pasi dëgjoi ankesat e njëpasnjëshme të banorëve të zhytur në varfëri, dha dy mesazhe.

Kryetari i selisë blu e quajti mëkat mënyrën sesi është trajtuar Novoseja nga shteti duke u braktisur plotësisht.

“Është mëkat që një zonë me kaq shumë traditë ku prodhimet tuaja kanë bërë emër në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin ta gjej në një varfëri të tillë. Është mëkat I dyfishtë që në një kohë kur njerëzit po vuajnë për ushqimet bazë ne nuk arrijmë të garantojmë shitjen e patates tuaj dhe nuk arrijmë të lajm as shpenzimet që ju keni hedh për ta rrit këtë patate. Shqipëria po mbytet me prodhime të subvencionuara të fermerëve të huaj. Pse? Sepse ne nuk jemi në krahun tuaj, sepse qeveria nuk është në krahun tuaj. Nesër ju garantoj që do të jem në krahun tuaj, jo me fjalë por me subvencione, me mbështetje direkte për fermerët. Kjo është rruga e vetme për të shpëtuar bujqësinë, për të ndalur emigracionin, se dhe t’ju iki gjithë rinia në emigracion ndërkohë që ka pasuri të jashtëzakonshme vendi, ka mundësi të jashtëzakonshme”, – iu tha Basha banorëve të Novosej.

Kreu i opozitës gjatë bashkëbisedimit me banirët e Shishtavevit i garantoi ata se qeveria e ardhshme do të jetë në krah të tyre për ti ndihmuar dhe jo për ti zhvatur.

“Nuk do të bëjmë mrekullira, por kur e ke qeverinë në krah dhe jo duke gërmuar xhepat, por duke të ndihmuar me aq sa mundet të jesh i sigurt që gjërat do të jenë mirë për të gjithë këtë familje të madhe. Sepse qeveria është një familje e madhe. Kështu që të garantoj, do kesh përkrahje. Do keni përkrahje, do keni mbështetje nga qeveria e ardhshme. Gjërat do të ndryshojnë, kështu që të jemi bashkë se e di që është kohë e vështirë kudo, por ndryshimi është ai që iu thashë, prindi që kujdeset për fëmijën dhe prindi që nuk kujdeset për fëmijët, qeveria që kujdeset për qytetarët apo qeveria që e ka mendjen te vetja e vetë. Ka ardhur koha të kemi një qeveri në krahun tuaj, t’iu mbështes, t’iu përkrah të bëjë gjithçka për tua bërë më të lehtë jetën jo më të vështirë. Kjo do të jetë qeveria që do të vij. Unë ju jap fjalën që në çdo aspekt do kemi sy për të parë, vesh për të dëgjuar problemet tuaja dhe së bashku do bëjmë maksimumin për t’i zgjidhur”- fha Basha.  ©Lapsi.al 



3 Comments

  1. Kandidati per kryeminister te flase me shifra konkret se si e qysh do ta riperterije bujqesine shqiptare, e jo me sllogane e parulla propogandistike te tipit Edi Rama. Se qe te jemi te ndershem me veten qe nga viti 1990 bujqesia shqiptare ka marre te tetepjeten fale politikave te papergjegjeshme te qeverive respektive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *