• |
ide | kryesore

Del nga rruga pasi humbet kontrollin e mjetit, plagoset 27-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar është plagosur pas një aksidenti rrugor të ndodhur pak minuta më parë në Fier.

Policia njofton se i riu ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz” dhe ka dalë nga rruga, te “Rrethrrotullimi i Patosit”.

“Sot rreth orës 15:20, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Patosit”, shtetasi O. S., 27 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spitalin rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, shkruan policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *