• |
ide | kryesore

Derbi i kryeqytetit, nga spektakël, në të zakonshëm: në stadium mungoi ‘poezia’

-Instant, Sport, Video



0-0 pa ngjyrë. E luftuar, por pa cilësi. Me gabime e pa raste. Fusha bëri të sajën, presioni gjithashtu, por ajo që i hoqi sharmin dhe e bëri të duket një derbi i zakonshëm ishte mungesa e tifozëve. Luajtën të njëjtat skuadra, zbritën në fushë të njëjtët emra e logo, u luajt në të njëjtin stadium, quhej njësoj derbi… e megjithatë asgjë nuk ishte njësoj këtë herë. Tirana-Partizani ishte i heshtur, pa adrenalinë, pa atë pjesë të ndeshjes që e vishte me emocione dhe e bënte joshës.

Të jemi të qartë, Tirana-Partizani nuk ka qenë kurrë ndeshja me futbollin më magjepsës, por ka qenë padiskutim ajo më spektakolare, me betejën që niste me ditë përpara ndeshjes, ku përgatitjet impenjonin grupimet, ku orë përpara sfidës marshimet u bënë demonstrim force e ku përplasja e parë ndodhte përpara fërshëllimës së parë të derbit.

Një bukuri, ndonjëherë edhe e egër, ku agresiviteti kishte një joshje burrërore, që vështirë të bëntë ta shihje në mënyrë banale, edhe kur konflikti kalonte verbalen. Partizani e Tirana kanë qenë të aftë ti bënin njerëzit të flisnin për to, edhe për këtë, por këtë herë jo. Tifozët, ata që gjenin gjithfarë provokimesh e pankartash për të shfaqur surpremacinë, nuk prezantoheshin dot në Arenën ku u luajt ndeshja. Ekzaktësisht vetëm ndeshja, pa asnjë nota poetike…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *