• |
ide | kryesore

Don Xhoni dhe Trejsi Sejdini, çfarë raporti qëndron mes tyre

-Instant, Paparazzi, Slider



Ka dy javë që në media po shkruhet se një lidhje e re dashurie mund të ketë nisur mes reperit Don Xhonit dhe “Miss Universe Albania 2018” Trejsi Sejdinit.
Shkaku? Disa foto të publikuara nga “Telegrafi.com” ku dyshja shihet duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ata duken mjaft të afërt, teksa deri më tani nuk kemi qenë në dijeni të ndonjë miqësie mes tyre.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar rreth këtyre fotove, teksa Trejsi prej disa ditësh ndodhet në Prishtinë. Megjithatë, modelja i ka hedhur benzinë zjarrit me një video ku shfaqej duke dëgjuar këngën e Donit.

Por, si qëndron e vërteta?
“Prive” raporton se mes tyre nuk ka asgjë përveç miqësisë. Ndonëse deri tani nuk kishim dijeni rreth shoqërisë së tyre, si duket Doni dhe Trejsi qenkan vetëm shokë.
Megjithatë bashkë këto kohë i ka bërë puna sepse Trejsi do jetë protagoniste në njërin prej projekteve të reja të reperit, për të cilin nuk ka ende detaje.
Don Xhoni mori famë pas një ‘freestyle’ të realizuar në emisionin e Meriton Mjekiqit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *