• |
ide | kryesore

E mendojnë të ikur nga Real, Zidane i telefonon Szoboszlai: “Eja menjëherë në Madrid”

-Instant, Sport



“Nuk jam ndjerë kurrë i paprekshëm, as si lojtar e as si trajner, as si person”. Zinedine Zidane, trajneri i Real Madrid është prezantuar kështu përpara sfidës së kampionatit kundër Sevilla, i ngacmuar me pozitën e tij në pankinën merengues, pas humbjes në Champions me Shakhtar. Por ndërkohë që francezin e mendojnë me një këmbë larg Madridit (dy humbje në tre ndeshjet e fundit në kampionat), gjërat mund të jenë krej ndryshe dhe e dëshmon një telefonatë që lidhet me merkaton, por që flet për të ardhmen.

Dominik Szoboszlai, 20 vjecari, fantazist-ala hungherez i Salzburgut, nuk është shprehur ende për preferencën e tij për të ardhmen. Të shumta janë klubet që e kërkojnë, por për ta bindur të përfundojë në Madrid ka lëvizur personalisht vetë Zinedine Zidane. Sipas asaj që bën të ditur “Bild”, francezi e ka telefonuar lojtarin për ta bindur të zgjedhë Real që në merkaton e janarit.

Gjithnjë sipas asaj që bën të ditur media gjermane, lojtari është i interesuar për transferimin në një klub prestigjioz si Real, edhe pse ka tratativa të avancuara mes Salzburg e Leipzig, klube që administrohen nga e njëjta pronësi. Ka ndodhur edhe në të kaluarën, kalimi i lojtarëve mes dy klubeve, si në rastin e Naby Keita, Sabitzer ose Upamecano. E megjithatë, fjala e fundit i përket hungarezit të ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *