• |
ide | kryesore

I doli taktika në shtyp, por Mihajlovic kishte provokuar: “Po e gjeta spiunin do ta var në mur”

-Instant, Sport



Sinisa Mihajlovic e kalon me batutë mënyrën se si do ta ndalonte Lukakun si lojtar: “Ai është më i shpejtë, më i madh e më i fortë se unë, ndoshta në një ring mund ta kisha ndalur, në një fushë futbolli ku nuk lejohen goditjet e ndaluara nuk mund të bëja asgjë”. Kështu tekniku i Bologna ka përjetuar vigjiljen e ndeshjes me Inter: “Golat e pësuar nuk më kanë shqetësuar kurrë, ajo që dua është të shënoj një më shumë se kundërshtari, kjo është cështje mentaliteti, luaj gjithnjë për të fituar”.

Pyetjes nëse Bologna do të ndryshojë sjellje në San Siro, tekniku kuqeblu jep një mesazh të qartë për dhomat e zhveshjes. “Kam provuar një mënyrë të re loje vetëm për të kuptuar kush flet me gazetarët, e bëra qëllimisht. Po hetoj e, nëse e gjej do ta var në mur, nuk e fus më në lojë. Unë nuk ndryshoj sjellje asnjëherë, e bëra vetëm për të kuptuar atë që doja, nuk ishte askush, vetëm ne e kështu që provova disa gjëra për të kuptuar kush flet me gazetarët. Sot doli gjithcka në shtyp, kur ta gjejë do ta ketë punën keq. Në gazeta mësohet gjithnjë si luan Bologna, në skuadrat e tjera nuk është kështu. Të jeni të sigurtë se nëse është, do ta gjej”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *