• |
ide | kryesore

Profesor Edvin Prifti kujton 19 kolegët mjekë që u ndanë nga jeta prej COVID-19: Ikët pa i lënë asnjë dhimbje shoqërisë pa memorie

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga Edvin Prifti

IN MEMORIAM

Po lexoja sot nje liste me emrat e 19 kolegeve tane mjeke qe kane humbur jeten e tyre nga covid19. Cdo emer prej tyre mbarte mijera emra te tjere pacientesh te sheruar, cdo emer mbarte sakrificat e panumerta te studimit, punes, lodhjes se turneve te nates. Balzaku thoshte qe cdo mjek ka varrezen e vet. Covidi mesa duket ka varrezen e tij te mjekeve dhe infermiereve. E pra edhe cdo mjeke si cdo njeri, nje dite do te vdese dhe do te mbarte me vete rendesen e humbjeve dhe gezimin e fitoreve kur ka shkulur nga kthetrat e vdekjes pacientin qe i ka besuar jeten.

Eshte pak te them mirenjohjen ndaj tyre, dhimbjen ndaj kolegeve dhe shokeve qe aktualisht luftojne me vdekjen, deshiren e tyre te madhe per te jetuar, dhe dhimbjen qe ndjejne familjet e tyre, shoket dhe koleget e tyre. Pa dashur te permend emrat e ketyre heronjve te heshtur qe po ikin pa i lene asnje dhembje kesaj shoqerie per te cilen ata dhane aq shume. Por kjo eshte nje shoqeri pa memorie qe veshtire se do ti kujtoj. Kjo eshte nje shoqeri e metamorfozuar, e shkare binaresh, ku njerezit e saj me me vlere po kthehen ne epitafe te thjeshte rrugeve dhe rrugicave te qyteteve tona. 19 mjeke nga 3000 mjeket e Shqiperise humbin jeten, me pak fjale 0.63% e numrit te mjekeve.

Ne itali kane vdekur 216 mjeke nga 245000 mjeke qe ka italia ose 0.088% e tyre, pra 7.5 here me pak se ne ose 750% me pak. Keto shifra tregojne dedikimin e jashtezakonshem te mjekeve tane te shkelqyer. Keto shifra tregojne qe mjeket tane i sherbyen pacienteve ne nevoje packa rrezikut per tu infektuar. Nje zemer e madhe e tyre! Dr. Carlo Urbani ishte mjeku qe zbuloi coronavirusin e pare ne vitin 2003, me pas u infektua dhe vdiq nga semundja e shkaktuar prej tij. E pra cdo njeri prej mjekeve tane eshte nje Carlo Urban, jane te sakrifikuarit tane, te humburit tane, te miret tane.

E pra nje aritmetike e thjeshte per te kuptuar se sa duhet te kujdesemi per ta. Dhe kjo behet me me shume perkujdesje per ta. Nuk behet me gjykime absurde, nuk behet as kur ndonje segment i pacipe i shoqerise i percmon, i anatemon me padijen, i shkelmon me surrogatot, nuk i vlereson me bastardimin e cunguar Darvinian, i prosvald me te paaftet, i shkallmon me paditurine, i ndrydh me friken, i perbuz me injorancen, i godet me trimat dhe bashibozuket, i perqesh me syreshet e batutave, i lakmon per boten e tyre te madhe, i ndyn me gojen e te ligjve, i traumatizon me punen, jeten, femijet, i tall me kulisat e te rrjedhurve dhe kur te perdalat apo te pervjellurat e satanait kane dicka per te thene per mjeket e ketij vendi.

Ke? Kete pjeseze te vogel qe quhen mjeke. Nje prej tyre ishte shoku im i klases. U rritem bashke. Qeshem dhe beme shaka si te gjithe njezet vjecaret. Hokatar si ty miku im. Dhembje dhe lutje! Nje tjeter mik i shtrenjte po lufton ne keto momente per jeten e tij. Na falni, nuk ditem! Dhe tani asgjeja. CUR TAM?- pse keshtu? Me shume ndjeshmeri ndaj tyre. Me shume ndjeshmeri ndaj familjeve te tyre dhe te ardhmes se femijeve te tyre.



20 Comments

  1. Respekt per mjeket e neperkembur dhe rezistente, pra qe nyknkane ikur jashte!
    Vetem ndotje nderkohe per komentuesin e pare merobazist!!!

  2. Dr. Prifti jeni kujtuar vone me konkluzionin dhe nuk na sherben me per azgje. Bluzat e bardha jane pjese e kesaj shoqerie pa memorie qe ju paguan edhe nepermjet taksave edhe nepermjet rushfetit dhe ne klinikat tuaja private me tarifa te majme.

  3. Po pse nuk t mori ty te kish shpetuar njerezia nga nje cope plehre… ikin te miret dhe mortjes i vin keq te ndy duart

    1. Ik provoje njehere sic e provova une qe humba babane qe e cuam me duart tona tek ky maskara dhe na e nxorri ne arkivol. Ik provoje cfare kafshe eshte ky dhe hajde komento pastaj.

  4. Patetik dhe siperfaqesor. Si mjeku qe na ben heroin ashtu edhe komentuesi i Llumit.
    Pse u dashka qare vetem per mjeket? Po te tjeret qe s’jane mjeke, le te vdesin ne heshtje, se fundja nuk jane ndonje vlere e madhe. Se per familjaret e mjekeve duhet te na vije keq, per te te tjereve VK.
    Nuk dua ti fus te gjithe mjeket ne nje kallep, por kjo gjendje katastrofike e sistemit tone shendetesor eshte edhe si pasoje e indiferentizmit dhe oportunizmit te tyre ne rastin me te mire.
    Ne se jane te pafuqishem e te pafajshem, atehere per ta duhet te na vije keq, por ama njesoj si dhe per viktimat e tjera jo-mjeke. Ti vecosh ata nga te tjeret, vetem per faktin se jane mjeke eshte thjesht diskriminim. E kjo nuk i falet ketij mjekut me dell poetik por qe ka bere edhe betimin e Hipokratit.
    Ty mor doktor te vika keq se humbe nje shok klase nga Covid, por edhe une kam humbur vellane prej paaftesise suaj dhe sorrollatjeve nga nje spital ne tjetrin, nga nje laborator ne tjetrin, pa marre kurre nje pergjigje cfare kishte. Pse nuk shkrove i indinjuar edhe per rastin e tij?
    Perfundoni njehere luften, na mbroni jeten, se fundja per kete ju paguajme.
    Per dekorata e lavde keni kohe.

  5. Ne kete situate shume e rrezikshme per jete, mjeket kane treguar qytetari, profesionalizem, vetmohim e ndjeshmeri te larte per dhimbjet njerzore. Meritojne mirnjohe.

  6. Nëse Shqipëria do të kishte një qeverisje shembullore ku askush të mos guxonte që të merrej me afera korruptive, me drogë e trafiqe të ndyra e mjeksia të ishte në nivelet e duhura, cilido mjek që do të mbante qëndrim kritik me këtë qeveri, duhet të na krijonte dyshimin se është i korruptuar.
    Por në një kohë që të gjitha shtetet e zhvilluara demokratike, kanë bërë dhjetra miliona testime për të verifikuar gjendjen e përhapjes së pandemisë si mënyra më e mirë për ta luftuar ate, nëse dalin disa mjekë shqiptarë që ndonëse po bëjnë një punë vetmohuese e bile të rrezikëshme për jetën e tyre, për servilizëm ndaj një kryeministri “gomar” siç e pranon se është Rama, e të thonë se nuk ka nevojë të bëhen testime, ata e kanë zhvlerësuar gjithë punën e tyre.
    Asnjë njeri me gjykim normal , kushdo qoftë ai e jo më një mjek, nuk duhet të pranonte e të dilte në publik me mendësinë e Ramës, se nuk ka nevojë që të testohet për pandeminë, për ta luftuar ate.
    Jo po duhej luftuar koronavirisu me ushtri, tanke e mitroloza e me thirrjet lani duartë, në një kohë që nuk ke as ujë e as para për të blerë sapun.
    E kanë fajin shqiptarët se janë popull i pabindur e “injorant” , pasi nuk respektojnë rregullat e epidemive virusale.
    Jo mor jo !
    Fajin e ka kjo qeveri që duke gënjyer përditë ka krijuar për vete mosbesim në popull..
    Duke dëgjuar një kryeministër karagjoz që këput marrëzira e vlerësime kontradiktore, është normale që njerëzit të mos besojnë edhe kur ujkun e kanë përnallë.
    Po a ka tallje më të madhe se ti thuash një populli se në përhapjen e një epidemie nuk ka nevojë që të verifikosh se kush është sëmurë ?
    Jam i bindur se nëse kjo qeveri e korruptuar do të kishte dalë hapur e të thoshte :
    Të na falni po arka e shtetit është bosh e pas tërmetit nuk kemi para të blejmë teste e mjete mbrojtëse për Covidin, spitalet tona nuk i kemi në gjendjen për të mbajtur mijra vetë, gjysma e personelit mjeksor ka emigruar e të tjera realitete të njohura për të gjithë, e të bënte thirrje se e vetmja mundësi për tju shmangur infektimit, është që njerëzit të ruhen vetëme distancime e me maska të sajuara vetë, me siguri që shqiptarët do të tregoheshin shumë më të kujdessshëm.
    Po kur ju thua mos kini merak se e kemi situatën në dorë, i kemi marë të gjitha masat e del se nuk je në gjendje fare ta përballosh situatën, sigurisht krijon mosbesim e kur ju thua shqiptarëve të bëjnë një gjë, do të bëjnë të kundërtën.
    Sigurisht që është e vërtetë që kjo pandemi ka akoma edhe sot shumë të panjohura edhe për nivelet e larta shkencore e jo më për nivele si Rama, ama gjërat duhen thënë me transparencë ashtu siç janë e jo me gënjeshtra.

  7. Edhe ti z. mjek je bashkpuntore ne vdekjen jo vetem te kolegeve te tu por edhe te dhjetra paciente te tjere. Keni 30 vjet qe nuk keni ngritur as gishtin e vogel per korrupsionin ne shendetsi. Keni pare interes in tuaj ne klinika e spitale private duke marre para’ nga qeveria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *