• |
ide | kryesore

Rihanna dhe Asap Rockey fotografohen për herë të parë bashkë

-Instant, Paparazzi, Slider



Rihanna ka nisur një romancë të re me reperin, A$AP Rocky. Burime pranë dyshes kanë thënë për “People” pak ditë më parë se ata janë në fazat e para të një lidhjeje romantike dhe se deri më tani çdo gjë po ecën më së miri.
Ky konfirmim vjen pasi Rihanna dhe A$AP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York ditën e shtunë. Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s.

Pas projektit të përbashkët ata dhanë dhe një intervistë me njëri-tjetrin dhe A$AP Rocky u shpreh se pjesa më e vështirë e bashkëpunimit ishte se ai nuk mund të fokusohej dhe të qëndronte serioz para këngëtares.
Së fundmi, pas këtyre zërave ata janë fotografuar për herë të parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrugët e New York.
Të dy janë munduar të fshihen por nuk ia kanë dalë. Dy artistët janë fotografuar me kapele e maska, por gjithsesi nuk i kanë shpëtuar syrit të paparacëve.

Rihanna kishte veshur një palë pantallona të bardha dhe një xhup, këpucë të bardha dhe një xhaketë me ngjyrë krem.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *