• |
ide | kryesore

Superiore/ Partizani ngec në derbi, Vllaznia tenton të marrë kreun

-Instant, F1, Sport



Partizani nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola, në një ndeshje me pak raste, por që gjithësesi i ka lejuar skuadrës së Ilir Dajës të marrë me një pikë avantazh ndaj Vllaznisë, kryesimin provizor të kampionatit. Me sytë nga përplasja e kryeqytetit kanë qenë edhe në Shkodër, që duan të kthehen shpejtë tek fitorja, për të harruar humbjen e parë sezonale kundër Kukësit. Kuqeblutë luajnë sërisht në Loro Borici, e katërta ndeshje në gjashtë, kur të presin Bylis, që ende nuk e ka provuar shijen e fitores deri tani. Me 10 pikë, sa të kuqtë, Brdaric rigjen Isaevskin e Da Silvën, të skualifikuar ndaj verilindorëve, por duhet të hedhë sytë pas, sepse kundërshtarët janë gati të rikuperojnë.

Laci pasi mori fitoren e parë kërkon të përsëritet në Korcë përballë Skënderbeut. Bardhekuqtë e Ahmatajt janë të paparashikueshëm, por bardhezinjtë janë ndërtuar për të synuar objektiva të rëndësishëm, për më tepër që e ardhmja e Nicës kalon edhe përmes kësaj ndeshje. Dy skuadrat e vetme të pamundura në kampionat do të sfidohen në Niko Dovana. Teuta kërkon fitoren ndaj Kastriotit, për tu vënë në ndjekje të kreut, por krutanët e kanë bërë të qartë se nuk janë nga ato skuadra që impresionohen. Për Martinin një fitore do ti shërbente të kryente parakalimin ndaj pikërisht Kastriotit, duke shpresuar më pas në ndonjë ngadalësim të dyshes së kreut.

Kalendari tashmë është i gjithi favorizues për Kukësin. Kreditet e Bluve janë rritur shumë pas dy fitoreve të fundit dhe kundër Apolonisë kuksianët kanë mundësi të vendosin nën presion kreun e renditjes.

JAVA E 6 – SUPERIORE
04/12/20
Tirana 0 – 0 Partizani
05/12/20
Vllaznia 13 : 45 Bylis
Skënderbeu 13 : 45 Laçi
Teuta 16 : 45 Kastrioti
Kukësi 16 : 45 Apolonia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *