• |
ide | kryesore

Trafik droge nga Turqia e Shqipëria, arrestohet në Greqi çifti i bashkëshortëve dhe një shqiptar (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa anëtarë të një bande kriminale ndërkombëtare, përfshi një shqiptar, që trafikonin drogë nga Shqipëria e Turqia për në Greqi janë arrestuar në shtetin fqinj.

Një çift bashkëshortësh grekë dhe një shqiptar u arrestuan nga operacioni i Policisë greke që ka filluar prej ditës së djeshme.

Çifti i bashkëshortëve ishin në krye të roleve të trafikut të drogës, kurse shqiptari 33-vjeçar kishte rol të rëndësishëm në importimin, transportimin, magazinimin dhe trafikimin e drogës në Selanik e Athinë.

Nga kontrollet në një dhomë hoteli në qendër të Selanikut si dhe një apartamenti në Igumenicë u kapën rreth 38 kg marijuanë, mbi 2 kg heroinë apo dhe 2 telegona celularë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *