• |
ide | kryesore

Video/ Dy gola në 120 sekonda: Teuta nuk di të fitojë në shtëpi, barazimi i katërt në po aq ndeshje

-Instant, F1, Sport, Video



Nuk di të fitojë në shtëpi skuadra e Teutës, në barazimin e katërt në Niko Dovana nga pesë në total, të bllokuar 1-1 nga skuadra tjetër e pamundur e Superiores Kastrioti. Krutanët e Ndreut ruajnë pozitat me barazimin e katërt në gjashtë ndeshje, edhe pse i shkuan pranë fitores. Dy gola në të 85 e 87 vendosën barazimin në një ndeshje të dominuar nga Teuta, por ku Kastrioti nuk rrëmbeu asgjë.

Martini shpresonte të kishte korigjuar dicka në mekanizmin ofensiv të të tijve, sulmi më i dobët i kampionatit, por por finalizimi lë për të dëshiruar. Kastrioti luajti një ndeshje bllokuese, agresiv në topin e parë me shpresën që Rezi mund të bëjë keq përpara në rastet që i paraqiten. Durrsakët e rritën ritmin në pjesën e dytë, por nuk mundën të kalonin Hidin as me Krasniqin e as me Vilën.

Kastrioti mori avantazhin në të 85, kur Okebugu ndëshkoi Frashërin me një goditje të fortë në hyrje të zonës, ndërsa përgjigja e durrsakëve erdhi e menjëhershme me Lorenco Vilën. Mbeten të tretët krutanët me 10 pikë, në shoqërinë e Kukësit, ndërsa zbret një pozicion në renditje Teuta, me tetë pikë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *