• |
ide | kryesore

Video/ Imami nxjerr Vllazninë të parën: shkodranët fitojnë pa Brdaric në pankinë

-Instant, Sport, Video



Një gol i Imamit mjafton që Vllaznia të rimarrë sërisht kryesimin e kampionatit, duke u shkëputur dy pikë nga Partizani i vendit të dytë. Pas dy ndeshjeve pa fitore e pa teknikun Brdaric në pankinë, për shkak se dyshohet të jetë i infektuar me Covid, kuqeblutë mposhtin 1-0 Bylis, në një ndeshje të luftuar e ku diferencën e bëri goli i mbrojtësit të trabsferuar këtë verë në Shkodër.

Shkodranët, të cilët sot u drejtuan nga zv/trajneri Elvis Plori, kishin sërisht në përbërje Isaevskin e Da Silvën të rikthyer pas skualifikimit. Dunga e Marku I dhënë sinjalet Bylis që në minutat e para, ndërsa kuqeblutë kërkuan me ngulm avantazhin, duke u përballur me një prapavijë të kujdesshme të ballshiotëve të Dovedan.

Mbrojtësi i Vllaznisë Eni Imami siguroi 3 pikët në minutën e 50, duke mposhtur me kokë në goditjen e dytë të këndit radhazi portierin rival Qirko. Bylis mori goditjenm që në fakt, kuqeblutë nuk e shfrytëzuan dot pavarësisht rasteve të Dungës, ndërsa 7 minuta nga fundi mund të ndëshkoheshin nga një shkodran: për fatin e tyre Qardaku nuk u koordinua me Antoni, duke lënë ballshiotët pa asnjë fitore në kuotën e 4 pikëve, në vendin e nëntë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *