• |
ide | kryesore

Video/ Laçi ‘pirat’ në Korçë: Nica shpëton nga humbja në minutën e dytë shtesë

-Instant, F1, Sport, Video



Laçin dhe Stavri Nica i shpëtuan humbjes vetëm në minutën e dytë shtesë, kur Harmon barazoi rezultatin, duke iu përgjigjur golit brilant të të riut Mara, në realizimin e parë në kampionat. Në fund Laci mund edhe ta kishte fituar ndeshjen, me Deliun, por llogaritë bëhen me një fitore e katër barazime në gjashtë ndeshje dhe 4 pikë diferencën nga kreu.

Pas dy humbjeve radhazi, korcarët këtë herë herë luajtën një ndeshje taktikisht interesante, sidomos në neutralizimin e Nëabuezes, ndërsa me Mensah tentonin të bënin keq me daljet e shpejta në një ofensivë pa pika referimi. Një pikë që lë të zhgënjyer Ahmatajn, për mënyrën si erdhën gjërat dhe shihet si një frymëmarrje për bardhezinjtë, pavarësisht se kaq nuk mjafton për pretendimet e Lacit në këtë kampionat.

Rezultati nuk është ai që kërkon Nica që u mundua ta fitonte ndeshjen, duke rinisur me Obanor dhe Mazrekaj për Lushkjan e Kërçikun, por gjërat u komplikuan shumë në minutën e 72, në golin spektakolar të Marës. Trajektorja e 21 vjecarit është e pakapshme për Sherrin, duke iluzionuar për një fitore që u duk e sigurtë deri në minutën e dytë shtesë. Pikërisht atëherë Nica e Laci i shpëtojnë humbjes falë golit të Harmon, që nuk e pati të vështirë të realizojë në portën e Dajsinanit, pas asistit të Mazrekajt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *