• |
ide | kryesore

Video/ Pas Covid 19, Gega merr edhe fitoren e parë: Kukësi kërcënon kreun nën polemika

-Instant, Sport, Video



Fitorja e tretë radhazi e Kukësit, por e para me teknikun Skënder Gega në pankinë. Blutë kanë kaluar me shumë vështirësi Apoloninë 1-0 falë një goli 12 minuta nga fundi të Eze. Në “Elbasan Arena”, fierakët e Cocllit kanë rezistua më shumë se parashikohej, madje tekniku i bardhejeshilëve ka patur kontestime në lidhje me gjykimin.

Rikthimi në pankinë i teknikut pas kalimit të Covid i ka dhënë qetësi skuadrës, megjithëse me të në pankinë Kukësi kishte 0 pikë në dy ndeshje, ndërsa me Hallacin 7 në tre takime. E megjithatë, Kukësi dështoi të ishte i rrezikshëm dhe mundësinë më të mirë të pjesës së parë e kishte Apoloninë me Mehmetin, në minutën e 14, ku goditjen e tij e bllokoi Tafa.

Kukësi ndryshon marsh në pjesën e dytë dhe provoi të zgjidhte ndeshjen edhe me individualitetin e yjeve të skuadrës Leira e Eze që u ndalën nga Harizaj, ndërsa Mihana shpërdoroi rastin e avantazhit të mundshëm të fierakëve. Vendosi ndeshjen Eze në minutën e 78’, pas një pasimi perfekt të marrë nga Kuper, duke mposhtur Harizajn. 10 pikë për verilindorët, në suksesin e tretë radhazi në kampionat, që e bën të ngjiten në vendin e tretë, vetëm tre pikë larg kreut, ndërsa Apolonia mbetet e fundit me 2 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *