• |
ide | kryesore

Ajsbergu më i madh në botë fotografohet nga forcat ajrore britanike

-Instant, Lajme, Planet



Një avion ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar ka fotografuar ajsbergun më të madh në botë ndërsa pluskon në Atlantikut Jugor. Masa gjigante e akullt me sipërfaqe 4 200 km2 e quajtur A68a ndodhet në rrugën drejt ishullin South Georgia.

Për shkak të sipërfaqes së madhe ka qenë e pamundur që nga avioni A400M të fotografohej i plotë në një foto. Pamjet nga afër të ajsbergut të rrethuar nga uji mund të shërbejnë për vëzhguesit dhe shkencëtarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *