• |
ide | kryesore

Barça, kurrë më keq prej 33 vitesh: ky është Messi më i dobët i historisë

-Instant, Sport



Një vend i shtatë i trishtë me 14 pikë në 10 ndeshje, me një bilanc prej 4 fitoresh, po aq humbje e 2 barazime. Për të rigjetur një fillim kampionati kaq të zbehtë, duhet kthyer pas në sezonin 1987-88. Ekzaktësisht 33 vjet më parë. Një administrim ai i Koeman, që do të ishte falimentim nëse Barcellona, në grupin e Champions, të mos ishte me pikë të plota. Të martën në Camp Nou mbërrin Juventus që mund të shpresojë në vendin e parë nëse arrin ti mundë blaugranat me 3 gola diferencën.

Një arritje që në këto kohë nuk duket e pamundur, sidomos duke patur parasysh se këtë herë, ndryshe nga ndeshja e humbur në Allianz Stadium nga bardhezinjtë, mund të zhvillohet sfida e shumëpritur brenda sfidës mes Ronaldos e Messi, Pikërisht Pleshti është ndër të akuzuarit. “Mundo Deportivo” i bën një analizë të pamëshirshme numrit të topave të humbur nga 10 argjentinas në këtë fillim sezoni. Me Cadiz janë 29, rekord personal. Me Real Madrid 26, me Alaves 27 e me Atletico Madrid 23.

Kjo nuk lidhet me pozicionin në fushë të kërkuar nga Koeman, problemi është që duket se ka humbur shumë në armën e tij më të mirë: driblingun. Për shumë është dicka që paguhet me moshën (edhe pse duket ende fëmijë është gjithnjë 33 vjec), për të tjerë është pasojë logjike e faktit se është i vetëm në shtëpi, një që mezi pret të largohet nga klubi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *