• |
ide | kryesore

Biden dëshiron kthimin e SHBA-ve në marrëveshjen bërthamore me Iranin

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i zgjedhur Joe Biden thotë se ai dëshiron që Shtetet e Bashkuara të kthehen në marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015, nëse Teherani rifillon zbatimin e saj. Por ekspertët thonë se kthimi në paktin bërthamor me Iranin nuk do të jetë i lehtë.

Vrasja e shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh në fund të nëntorit rriti tensionet në Lindjen e Mesme dhe kërcënon të komplikojë politikën amerikane ndaj Iranit. Presidenti i zgjedhur Joe Biden thotë se ai do të dëshironte t’i kthente Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen bërthamore me Iranin të nënshkruar në vitin 2015, nëse Teherani fillon ta zbatojë atë. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e ka bërë tërheqjen nga kjo marrëveshje dhe fushatën e “presionit maksimal” mbi Teheranin një nga bazat e politikës amerikane ndaj Lindjes së Mesme, duke e quajtur “të butë” diplomacinë e administratës Obama ndaj Teheranit.

Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif këtë muaj e quajti administratën Trump “një regjim mashtrues” dhe tha se nëse Joe Biden vendos të ndryshojë kurs dhe të respektojë angazhimin fillestar të Amerikës ndaj marrëveshjes bërthamore, Teherani gjithashtu do ta zbatonte atë plotësisht./ VOA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *