• |
ide | kryesore

Brexit/ Britania dhe BE-ja rinisin bisedimet sot në Bruksel

-Instant, Lajme, Planet



Britania dhe Bashkimi Evropian do të rinisin bisedimet sot në Bruksel, me qëllim që të tejkalojnë një ngërç para se të përfundojë periudha e tranzicionit të Brexit-it më 31 dhjetor. Kryeministri britanik, Boris Jonson dhe shefja e BE-së, Ursula von der Leyen janë pajtuar që të zhvillojnë bisedime, duke thënë se negociatorët do të bëjnë përpjekje për të finalizuar marrëveshjen. Ekipet e negociatorëve të BE-së dhe Britanisë nuk arritën një dakordësi më 4 dhjetor.

Të dyja palët vazhdojnë të kenë “dallime të theksuara” në disa çështje kyçe, që kanë zvarritur procesin, thuhet në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Johson dhe von der Leyen. Britania është larguar nga BE-ja më 31 janar, por shteti ka vazhduar që të tregtojë me bllokun në kushtet e njëjta si më parë. Dështimi për të arritur një marrëveshje deri më 31 dhjetor mund të rezultojë në një divorc “pa marrëveshje” e cila mund të krijonte kaos në kufijtë e Britanisë dhe në sektorin e tregtisë, për shkak të tarifave dhe masave të tjera./ REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *