• |
ide | kryesore

E la me 10 lojtarë e pa penallti: Fonseca sulmon arbitrin, Pellegrini kritikët “Dështakë, ndërsa ju fyeni, ne luftojmë”

-Instant, Sport



Paulo Fonseca, i ndëshkuar me karton të kuq në fund të pjesës së parë, akuzon arbitrin Maresca për mënyrën e gjykimit të ndeshjes. “Arbitrimi nuk më pëlqeu. Nuk e kuptoj faullin e parë të Pedros, si mund të japësh të verdhë në atë situatë. Pasatj mendoj për faullin ndaj Pellegrinit – shpjegoi portugezi -. Mund ta kuptoj që arbitri nuk sheh, por sot ka VAR”.

Në lidhje me përjashtimin e tij nga fusha për protesta, Fonseca shpjegoi. “Po i kërkoja shpjegime arbitrit për faullin e parë të Pedros, me faktin që kishim bërë 5 faulle e kishim marrë 4 të verdha. Vetëm këtë”.

Pas polemikave në fushë për gjykimin e Maresca në Roma-Sassuolo, përplasja ka vazhduar në rrjetet sociale, me tifozët verdhekuq gati të kritikojnë ashpër skuadrën e Fonsecas. Një sulm që nuk i ka pëlqyer Lorenzo Pellegrinit. “Ju vazhdoni të flisni e ti fyeni të gjithë, ne vazhdojmë të vrapojmë e të luftojmë për këtë fanellë… dështakë! Forca Roma, ky është një grup i madh”, ka shkruar mesfushori verdhekuq në profilin e tij në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *