• |
ide | kryesore

Fluks pacientësh dhe familjarësh tek spitali Infektiv

-Instant, Lajme, Të fundit



Paraditen e sotme ka pasur një fluks pacientësh dhe familjarësh tek spitali Infektiv. Përveç autoambulancave që kanë sjellë shumë pacientë në këtë spital ka një fluks të shtuar edhe të familjarëve të cilët ndodhen aty për të marrë informacion lidhur me gjendjen e të afërmve të tyre.

Edhe në spitalin Covid3 ka pasur një prezencë të familjarëve, të cilët kanë sjellë sende dhe ushqim për pacientët e shtruar. Ndërkaq, edhe në Sanatorium situata ka qenë thuajse e njëjtë me një shtim të ambulancave që sjellin pacientë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *