• |
ide | kryesore

“Kumbulla nuk është në formë”: Fonseca ul në pankinë shqiptarin edhe kundër Sassuolos

-Instant, Sport



Pas humbjes me Napolin, Roma përgatitet të përballet me Sassuolon me probleme formacioni, sidomos në mbrojtje ku Fonseca duket se i ka zgjedhjet të detyruara. “Smalling e Veretout nuk do jenë të gatshëm për këtë ndeshje, nuk janë gati – shpjegoi tekniku portugez në prag të ndeshjes -. Fazio e Kumbulla kanë qenë të ndalur për një kohë të gjatë e nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë fizike. Nuk e di ende nëse do të luajnë. Sassuolo është një skuadër shumë e fortë në ofensivë e synon kontrollin e ndeshjes – shtoi portugezi-. Do të jetë një ndeshje e vështirë, jeshilzinjtë janë në formë e kanë fituar 4 ndeshje në transfertë”.

“Smalling sot është stërvitur me skuadrën, shpresojmë që javën e ardhshme të mund të kthehen të luajnë – tha Fonseca -. Për sa i përket Veretout, kam vendosur të mos e rrezikoj. Problemi në gju i Smalling shqetëson. Ka rinisur të stërvitet e është ndjerë mirë. Nuk mendoj se mund të përkeqësohet”, shtoi ai.

Në fund një batutë edhe në lidhje me klasifikimin e ngjeshur: “Nuk më befason që e shoh kampionatin kështu. Janë shtatë apo tetë skuadra shumë të forta e nuk më surprizon që kampionati është shumë i ekuilibruar – përfundoi tekniku i Romës -. Sassuolo për shembull po luan vërtetë shumë mirë e meriton pa asnjë dyshim pozicionin që ka në klasifikim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *