• |
ide | kryesore

Maqedonia e Veriut regjistron 24 viktima dhe 984 të infektuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Të shtunën në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 24 vikima dhe 984 të infektuar me koronavirus. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në Shkup, gjithsej 12; në Manastir 3, në Kumanovë 2 ndërsa nga 1 janë regjistruar në 7 qytete tjera.

Sipas raporit të Ministrisë të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ka arritur në 67.311 persona, prej tyre 1.901 kanë humbur betejën me virusin. Në 24 orët e fundit janë shëruar 631 persona.

Ministi i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se vaksinat e para kundër koronavirusit do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut në muajin shkurt ose mars. Vaksinat do të jepen falas ndërsa prioritet do të kenë punonjësit shëndetësorë, të sëmurët kronikë si dhe të moshuarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *