• |
ide | kryesore

Mbretëresha Elizabeth do të marrë vaksinën Pfizer në javët e ardhshme

-Instant, Lajme, Planet



Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II do të marrë vaksinën Pfizer-BioNTech kundër Covid në javët e ardhshme. Sipas mediave britanike mbretëresha 94 vjeçare dhe burri i saj, Princi Philip, 99 vjeç, do të vaksinohen të dy  si përparësi për shkak të moshës së tyre dhe jo si trajtim preferencial.

Britania është vendi i parë në botë që i ka dhënë dritën jeshile kësaj vaksine. Të moshuarit dhe kujdestarët e tyre do të jenë të parët që do të vaksinohen si edhe personeli mjekësor i vijës së parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *