• |
ide | kryesore

Në shtrat me Dua Lipën, Miley Cyrus: E vërteta e asaj që ndodhi pas videoklipit

Arkiva, F1, Stil



Miley Cyrus dhe Dua Lipa janë përballur me një sërë komentesh pas publikimit të klipit të ri “Prisoner”, ku të dyja këngëtaret shfaqen në skena provokuese. Komentet arritën deri aty sa të thuhej se mes dy këngëtareve kishte pasur edhe diçka më shumë.

Zhurmën e shtoi më shumë deklarata e Miley që tha se “do të donte një takim seksual me bukuroshen Dua”. Por gjatë paraqitjes në “The Howard Stern Show” në fillim të kësaj jave, prezantuesi i emisionit i tha Mileyt se të dyja dukeshin sikur po bënin seks në klipin e tyre.

“Ne nuk kemi bërë seks. Unë kurrë nuk kam parë një ëndërr erotike për Duan. Fatkeqësisht nuk kam arritur të bëj seks me të. Unë me të vërtetë nuk dua dhe aq shumë të kem marrëdhënie intime me Duan. Unë mendoj se e njoh atë shumë mirë si një shoqe. Mua më pëlqen patjetër të shtirem sikur kemi bërë diçka sepse si përfundim marrim më shumë klikime për klipin tonë. Pra, është thjesht manipulim, vetëm manipulimi standard i kulturës pop”, – tha Miley gjatë emisionit.

Miley gjithashtu zbuloi se kishte pasur “shumë konflikt” në martesën e saj me ish-in, Liam Hemsworth, por pranoi se ajo ende e do atë shumë. Miley dhe Liam, 30 vjeç, u martuan në një ceremoni intime në dhjetor të vitit 2018, para se të ndaheshin vetëm disa muaj më vonë në gusht të vitit 2019. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=0ir1qkPXPVM



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *