• |
ide | kryesore

Një Schumacher përsëri kampion në Formula: “Pata frikë mos nuk ia dilja dot”

-Instant, Sport



“Jam vërtetë shumë i emocionuar, duhet ndonjë ditë kohë që ta kuptoj që jam bërë kampion i kësaj kategorie. Jam vërtetë krenar që jam me këtë skuderi ku mësova shumë, i detyrohem shumë”. Me këto fjalë Mick Schumacher, piloti gjerman i team Pramac, në përfundim të GP të Sakhir, ka shprehur emocionet e tij për titullin kampion në F2.

“Ky sezon ishte shumë i vështirë, të gjithë ishin në nivel të lartë drejtimi, insistova nga fillimi në fund, u mundova të përmirësohem së bashku me skuadrën e ky është motivi për të cilin arritëm të fitonim titullin. Kjo e sotmja nuk ishte një garë e madhe, por i detyrohem skuadrës për këtë kampionat”, shtoi gjermani, djali i legjendarit Michael Schumacher.

“E di që të fitosh në këto kushte do të ishte sot shumë e vështirë, shumë agresiv në frenim dhe me këtë kompromentova gomat. Ilott kishte një ritëm të mirë dhe unë u mundova të mbaja timin për të vazhduar të shkoja përpara, por pastaj për mua ishte e pamundur të vazhdoja kështu me ato goma dhe vendosa të futesha në boks. Kisha frikë por në fund shkoi mirë dhe jam kampion”, përfundoi Mick Schumacher.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *