• |
ide | kryesore

Raporti për keqinformimin/ Gafat banale në dokumentin për Parlamentit Europian

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndodh në Shqipëri që çdo deklaratë në gjuhë të huaj perceptohet si burim informacioni i padiskutueshëm apo si argument në vetvete. Shpesh diplomatë apo zyrtarë të dorës së dytë të huaj vishen me aureolën e atyre që kanë në dorë  ekskluzivitetin e të vërtetës dhe përkëdhelen nga media si jenë personazhe të showbizz.

Por një raport mbi dezinformimin në media, i hartuar si orientim për deputetët e Parlamentit Europian, ka në brendësi disa gafa flagrante kur flitet për situatën e mediave në Shqipëri dhe tregon se sa pak të informuar mund të jenë të huajt që komentojnë zhvillimet në vendin tonë.

Në raport bie në sy një pohim i guximshëm, bazuar nga të dhënat në Facebook, se Top Channel është një nga shpërndarësit më të mëdhenj të dezinformimit në vend. Por si për të konfirmuar mungesën e informacionit mbi situatën e mediave në Shqipëri, raporti e quan këtë televizion “të rreshtuar me opozitën”.

Një media tjetër që keqinformon konsiderohet Oranews, por nuk jepen raste me lajme apo çështje mbi të cilat ka keqinformuar kjo media. Raporti e quan Ylli Ndroqin një “oligark të akuzuar për trafik droge”.

Në raport përmenden edhe dy media të tjera si JOQ Albania dhe Tema. Këto të dyja konsiderohen si media me reputacion të lartë, që dallohen për cilësi, pavarësi apo për gazetarinë investigative.

Me gjithë vlerësimet që jepen për këto media, ato listohen mes transmetuesve të keqinformimit në vend.

PJESË NGA RAPORTI

Shpërndarësit më të famshëm të disinformimit në mediat sociale përfshijnë dy televizione- Top Channel, televizioni në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe i rreshtuar me opozitën, dhe Ora News, në pronësi të Ylli Ndroqit, një oligark i akuzuar për trafik droge. Por lista përfshin edhe media të printuara dhe online, me reputacion për cilësinë e tyre të lartë, për pavarësinë dhe gazetarinë investigative, JOQ Albania dhe Gazeta Tema. Gjithsesi, rrallë këto shembuj të dizinformimit ngrihen në nivelin e fushatave të qëndrueshme. Përpjekjet janë në përgjithësi oportuniste dhe qëllimet janë sipërfaqësore. Disinformimi nga burime të huaja, nënë anën tjetër është relativisht i paktë në peisazhin disinformues shqiptar. Ka disa prova për aktorë rusë që synojnë të minojnë angazhimin e Tiranës për integrimin Euro-Atlantik. Me nismën e Partisë Socialiste në pushtet, parlamenti shqiptar kaloi një rezolutë në 2019, ku bënte thirrje kundër ndërhyrjeve të jashtme në politikën shqiptare-përfshirë edhe disinformimin- dhe duke veçuar Rusinë si shqetësim kryesor.

Çështja është që mungea e informacionit mes autorëve është e tillë që shkon deri në pikën që, megjithëse e quajnë Top Channel një nga shpërndarësit më të mëdhenj të keqinformimit, e marrin këtë televizion si burim informacioni për hartimin e raportit.

Po ashtu, “Tema” konsiderohet burim keqinformimi, në të njëjtin kapitull për Shqipërinë, shkrimi i botuesit të saj Mero Baze, raportohet si një nga burimet e informacionit.

Një tjetër moment kur mediat në Shqipëri thuhet se desinformojnë është ai për pandeminë. “Në Shqipëri, për shembull, transmetuesit më të mëdhenj të disinformimit mbi Covid-19 përfshijnë mediat kryesore, siç është Top Channel, JOQ Albania, Syri.net, Lajme.al, Gazeta Tema dhe Lajmi i fundit” thuhet në faqen 41 të raportit.

Materiali në Kosovë

Por ndërsa në Shqipëri, raporti u shpërfill për shkak të pasaktësive flagrante, në Kosovë duket se ka shkaktuar reagime për mënyrën si e ka përshkruar situatën atje. Në materialin për Kosovën, thuhet se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit. Por në desinformim janë përfshirë deklaratat e politikanëve dhe jo ato të mediave.

“Vetë koalicioni (VV-LDK) ishte jetëshkurtër dhe u rrezua nga një operacion dezinformues amerikan”, thuhet në studimin, që përmend momentin kur është rrëzuar qeveria e Albin Kurtit në Kosovë.

“I frustruar nga ajo që ai e pa si pengesë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori Grenell si duket aranzhoi që senatori David Perude dhe djalin e presidentit amerikan, Donald Trump Jr. të bënin një deklaratë në Tëitter që sugjeronte se trupat amerikane do të tërhiqeshin nga Kosova. Ambasadori Grenell vazhdoi ta mbante këtë kërcënim – i cili nuk ishte bërë nga asnjë zyrtar amerikan – në negociatat me partnerët e koalicionit të Kurtit, duke bërë që të ngrihej një mocion mosbesimi që rrëzoi Qeverinë Kurti. Kjo lëvizje gjerësisht është dënuar në Evropë, përfshirë edhe përmes një demarshi të përbashkët të ambasadorëve të Francës dhe Gjermanisë në Prishtinë. Ky shembull tregon se si një aktor i huaj ishte në gjendje të prodhonte një kërcënim krejtësisht të trilluar dhe në këtë mënyrë të shtynte drejt ndryshimit të qeverisë”, thuhet në studim.

Dokumenti përmend edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe (tani ish) kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

“Mesazhet në rrjetet sociale që vinin nga Mustafa dhe Veseli, posaçërisht kanë nxitur mashtrimin e aferës Grenell”, thuhet në dokument.

Ndërsa duket e çuditshme se si një raport mbi keqinformimin merr përsipër të trajtojë një intrigë politike, kur kalon në gjykimin e mediave, raporti është i mbushur me pasaktësi për ato që i konsideron “kanale kryesore të dezinformimit në Kosovë”.

Kështu, raporti dezinformon kur e përmend mediumin Klan Kosova, të cilin sipas dokumentet e drejton manjati mediatik, Aleksandër Frangaj, shkruan Gazeta Insajderi.

Drejtor i Klan Kosovës deri në mars të këtij viti ka qenë Baton Haxhiu, ndërsa nga ajo periudhë, televizioni udhëhiqet nga Adriatik Kelmendi.

Shkrimi i porositur nga Parlamenti Europian keqinformon edhe në një rast tjetër kur thotë se RTV Besa është “pronë e shtetit”, ndërsa kjo është vetëm një media lokale me qendër në Prizren.©Lapsi.al



14 Comments

  1. Po qe TopChannel me opoziten dhe Ylli Rakipi oligark, atehere une jam vellai i Bill Gates dhe Gregu eshte çuni i Ramës………

  2. O Muti I Kristaqit,
    ke te drejte ajo qe eshte e verte dhe e pa tjetersueshme eshte se ti je vetem vellai i karit.

    1. Lum si une qe kam tifoze personale qe lexojne portalin vetem qe te komentojne komentet e mia!
      Po mbase mesojne edhe pak shqip keshtu – ne fund te fundit, edhe bastardet kane te drejte te shkollohen….

  3. Ka sot një shkrim në VOA ku trajtohet shqetësimi për keqinformimin mediatik për pandeminë e bllokimin e transparencës së problemeve që ka sjellë ai nga qeveria.
    Ndërkaq , kryeministri Rama ka kohë që është i preokupuar shumë për lajmet fak news në media duke ju japur luftë “shpifjeve”, nuk kujtohet të pranojë se është ai shkak i këtij problemi.
    Tashmë është e kjartë për çdo shqiptar se në Shqipëri, shteti në kuptimin e plotë të fjalës me të gjithë institucionet, ka rënë plotësisht e gjithshka drejtohet nga pushteti i pakufizuar personal i tij.
    Abuzimi më i madh me informacionin bëhet me marifetin e statistikave.
    Ndonëse përditë lajmet pasqyrojnë ngjarje që tregojnë një situatë kaotike të mbushur me afera korruptive, vrasje mafioze, aksidente me viktima, përplasje të dhunëshme e varfëri të tejskajëshme, kryeministri e ministrat e tij dalin në ekranet televizive e tundin “dokumentat statistikore” apo video 3D që e paraqesin gjendjen sikur Shqipëria është në udhëheqje të botës në performancën e saj.
    Kaq shumë abuzohet me propogandat, sa shkohet deri aty që në parlamentin europian të vlerësohet media shtojcë e ERTV, Top Channel , që ,sëbashku me paçavuren mediatike të Mero Bazes, të quhen si media opozitare.
    Pra në Shqipëri këto 8 vitet e fundit paskej qeverisur opozita e qeveria e Ramës paskej qenë në opozitë.
    Po të dëgjosh Ramën në retorikën e monologjeve të tij të pafund, për çdo gjë që nuk shkon mirë në Shqipëri, fajin e kanë ose “mediat kazanë”, ose opozita e ose qytetarët që e kanë vendosur që të vdesin nga Kovidi.

  4. Më habit fakti se si është e mundur që shqiptarët kanë mbi dy vite që dëgjojnë Ramën që, në çdo monolog të tij, prmend “Lulin që nuk di sa bëjnë shtatë herë shtatë” për të mbuluar realitetin se kjo qeveri ka abuzuar me miliarda euro, e disa prej tyre përsërisin si papagej marrëzitë e tij.

  5. O njerez duhet te jemi skeptik per gjasme vlerat perendimore. Ketu keta te BE se sjellin disa palaço injorant dhe te paafte qe tallin bythen me politikanet dhe perfaqesuesit tane servila. Euroskepticizmi wshte e vetmja menyre per te sjwll dinjitetit e neperkembyr nga keta plera te BE. Perfshi ketu greke, bullgare e lloj e sorrollop.

  6. Top Channel i rreshtuar prane opozites!?
    Kaq mjafton per kedo qe te bindet se ato hartues te tille raportesh syte nuk i kane ne balle, por ne bythe.

  7. Qesharak dhe kriminal qenka ai raport.Po shqiptaret duhet ti shogun te huajte jo vetem si Jane po edhe si e meritojne ti shohin.Ta dine shqiptaret se idiote ka dhe ne zyrat e Bruxelit.Te quash Top Gjirizin te lidhur me opoziten dhe Temen te pavarur,kjo eshte poshteruese per shqiptaret dhe vete Edi Ramen e Vjollca Hoxhen e Morr Bazen.

  8. ore keta te opozites mos presin qe te behen si tv shijaku televizionet qe ti quajn prane vetes dhe gazetaret te behen
    si vjollca vokshi ne 96.

  9. Fuga dhe PR i Rilindjes nuk i ndahet raporteve te mediave shqiptareve ne Institucionet e Europes thotë:

    raport OJQ apo OJF,

    dmth rrine ca tipa neper zyra ne tirane, shkruajne raporte te tipit

    situata ne tregun mediatik kete jave ishte e qete, pa lajme tronditese per stabilitetitin ne shqiperi

    …… mediat kryesore dhe ne teresi te tera mediat vijojne te transemetojme lajmet e pergatitura nga ekipet e PR te kryeministrise bashkise se Trianes dhe partive politike ….

    dhe ky quhet raportim 🙂

    pjesa plotesuese esthe opinioni , qe perpiqet te shtjelloje dhe tu mbushe mendjen njerezve qe lajmet e PR te kryeministrise dhe bashkise etj jane burimi autentik i informacionit duke e ngritur te tere opininion bazaur tek PR dhe rreth PR , pra brenda dhe ne funsktion te PR te Rilindjes thene shkurt

    mjafton nje video teresisht e dobet dhe pamjaftueshme si medie, por qe tregoi se cfare ndodhi nekombinat me rindertimin. Pikerisht ora news quhet media e nje oligarku te akuzuar per trafi droge, pra zere se e ka bere lajmin SPAK me erion Kelliren

    ky eshte niveli i OJQ dhe OJF qe raportojne per median shqiptare ne Europe, perseri me te njetin skenar te pergatitur tek zyrat e Fuges

    te fala fuggrismave dhe fugshpumsve 🙂 😛

    si dhe te fala zyrokrateve europiane qe tregojne qe nuk e rrujne fare per raportet qe leshojne. Dhe per me teper ankohen per vlerat europiane dhe euroatlantike te cilat nuk respektohe ne disa vende te EU si dhe ne vende jashte EU. keta eurokrate ja kepusin mufkave dhe presin qe ti besojne.

  10. Muti i Kristaqit,
    serizisht je shume i sakte.
    Une ketij potrali i lexoj vetem komentesit, qe krahas asaj qe shoh nivelin e bashkekombsave provinciale te zbritur ne qytet gjithashtu edhe shkallen e injorances se pergjthshme te gysmakeve qe kane tendence te meren me probleme te veshtira.
    Ose per nje ilustrim me te koncentruar, edhe une kame nevoje per nje hale ku te dhjes.

  11. O te qifsha robt o i pa emer ,ti nuk di te shkruash jo me te matesh nivelin e komentueseve te tjere .Ti je nje sharlatan moterdhe grua qire qe shan te gjithe ata qe mendojne ndryshe dhe nuk mbrojne njerzit e llumit si puna tende .Dhe keto dy rreshta qe ke shkruar ti ke hapur -pacavuren e -mero gelbazes-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *