• |
ide | kryesore

Urdhri i ri/ Nga e hëna Greqia ashpërson më tej masat e hyrjeve nga Shqipëria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria greke ashpërson masat në Kakavijë. Duke filluar nga dita e hënë qytetarët që do të dalin pozitiv në testet e shpejta dhe ato PCR nuk do t’u lejohet hyrja në territorin helen.

Veç kësaj do të ketë edhe gjoba për personat e prekur me Covid-19 nëse tentojnë të hynë ilegalisht në Greqi.

Deri më tani personat që dilnin pozitiv në kontrollet e palës greke ne Kakavijë karantinoheshin 14 ditë. Pas ditës së hënë ata nuk do të mund të hyjnë dot në Greqi. Siç dihet, pika e kalimit kufitar të Kapshticës është e mbyllur prej kohësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *