• |
ide | kryesore

Video/ Juventus i dedikon ‘derbin’ për ditëlindje, Agnelli i dhuron fanellë speciale CR7

-Instant, Sport, Video



“45 vjec, nga të cilët 11 si president i Juventus, dashuria e madhe e një jete. Sot është ditëlindja e Andrea Agnellit e jemi të sigurtë se nuk mund të kishte dhuratë më të bukur se ai i fitores në Derby della Mole. Arritjet në krye të Juves janë futur në histori: një histori që flet për serinë e pabesueshme të 9 titujve kampionë radhazi, e për shumë trofe të tjera në Itali e Europë: janë 17, në total, gjë që e bëjnë atë presidentin më fitues të historisë sonë”. Ky është dedikimi që klubi i ka bërë presidentit të tij pak orë pas triumfit me përmbysje në derbi 2-1 përballë Torinos. “E kaluara, e tashmja, e ardhmja. Jetojmë duke ecur para. Fitorja më e rëndësishme është ajo që duhet ende të vijë. Gëzuar ditëlindjen nga të gjithë ne, President!” – përfundon komunikata e bardhezinjve.

E ndërkohë, dhuratë ka marrë Cristiano Ronaldo: një fanellë e Juventus me numrit “750”, si golat e realizuar në karrierë me perlën e fundit të mërkurën në Champions League kundër Dinamo Kiev. Eshtë cmimi për arritjen historike që presidenti, Andrea Agnelli, ia ka dorëzuar Ronaldos para fillimit të derbit me Torinon. Portugezi mori gjithashtu edhe cmimin si MVP (lojtari më i mirë) i muajit nëntor nga Lega Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *