• |
ide | kryesore

Video/ Mbappé, 100 gola me Psg: “Një çlirim, po fillonte të më rëndonte”

-Instant, Sport, Video



Kylian Mbappé festoi më në fund kuotën e 100 golave. Pas një periudhe shterpësie që zgjaste prej kohësh, ylli i Paris Saint-Germain ka arritur kufirin e rëndësishëm që, sic e pranon vetë sulmuesi, kishte filluar të rëndonte disi. Pas sfidës së fituar nga parisienët kundër Montpellier, sulmuesi ka folur për Canal +.

“I dija statistikat e mia. Në disa ndeshje doja të shënoja golin e 100”, pranoi Mbappé. “Ky gol numër 100 nuk ishte i thjeshtë. Përkundrazi. Duhet të them se ishte një clirim. Të mbërrish në një kufi të tillë në një klub të madh si Psg, plot me lojtarë të mëdhenj, është me shumë vlerë. Kur firmosa këtu, nuk do ta mendoja kurrë se do të shënoja 100 gola kaq shpejt. Ishte një objektiv afat gjatë e ndërkohë…”. “Faleminderit shokëve të mi të skuadrës e shoqërisë për besimin që më kanë dhënë, si në të mirë ashtu edhe në të keqe. Faleminderit të gjithë atyre që punojnë për këtë skuadër. Mendoj e shpresoj të shënoj akoma e të jap shumë asist. E gjitha kjo do të vijë me kohën”.

Me golin numër 100, Mbappé është bërë futbollisti i katërt që e arrin shifrën me PSG, bashkë me Dominique Rocheteau e pas Pauleta (109), Zlatan Ibrahimovic (156) e Edinson Cavani (200). Për të ardhmen, 20 vjecari është i qartë: “Të shënoj 200 gola me Psg? Kushedi, nuk do ta kisha besuar kurrë as të arrija 100! Duhet vetëm të mendoj për ndeshjen e ardhshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *