• |
ide | kryesore

Avokati i Trump reagon pas infektimit me COVID-19: Po bëj kujdes dhe ndihem mirë

-Instant, Lajme, Planet



Avokati kryesor i Presidentit ende në detyrë të SHBA, Donald Trump, po trajtohet në spital prej COVID-19.

Pasi u infektua me koronavirusi, Rudy Giuliani u shtrua menjëherë në spital.

Avokati menjëherë ka reaguar për gjendjen e tij shëndetësore duke theksuar se është mirë dhe po shërohet shpejt.

“Faleminderit të gjithë miqve dhe ndjekësve të mi për të gjitha lutjet dhe urimet e mira. Po bëj shumë kujdes dhe po ndihem mirë. Po shërohem shpejt dhe po mbaj hapin për gjithçka”- tha Giuliani.

Rudy Giuliani është ‘arma’ kryesore e Trump në betejën ligjore për të provuar manipulimin e rezultatit dhe vjedhjen e votave në zgjedhjet e nëntorit në SHBA që përfunduan me fitoren e kundërshtarit Joe Biden.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *