• |
ide | kryesore

Covid/ 2 inxhinierë nga Berati humbën sot jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy inxhinierë në dy institucione të rëndësishme në qytetin e Beratit kanë humbur sot jetën, si pasojë e virusit të rrezikshëm Covid-19. Inxhinieri i Spitalit Rajonal Berat, 55-vjeçari Alfred Lulaj dhe inxhinieri i OSHE-së, 60-vjeçari Armand Spathara, e kanë humbur betejën me Covid-19 në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Lulaj dhe Spathara ishin të shtruar prej dy javësh në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku ishin të intubuar. Mësohet se asnjëri prej dy inxhinierëve që humbën jetën nga Covid-19 nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Ata ishin transportuar rreth dy javë më parë nga Spitali i Beratit drejt spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, në gjendje të rënduar. Pas disa ditësh në intubim, gjendje e tyre është përkeqësuar, ata kanë shfaqur komplikacione dhe kanë ndërruar jetë.

55-vjeçari Alfred Lulaj kishte 10-vjet që punonte si inxhinier në Spitalin Rajonal Berat,ndërkohë që 60-vjeçari Armand Spathara mbante mbi supe një karrierë prej më shumë se 20-vitesh në drejtorinë e OSHEE-së Berat, ku punonte si inxhinier në sekrorin e dispeçerisë. Pas vdekjes së tyre, kanë qënë të shumta mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale nga miq e kolegë të dy inxhinierëve për familjarët e tyre. /BW

8a9fff56 F88f 4bb1 Be65 474cfae23de4Bab787cb 220d 4bc6 9b60 1739a73b9cb4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *