• |
ide | kryesore

Dua Lipa flet për planin e saj për dominimin e botës

-Instant, Paparazzi, Slider



Dua Lipa, ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Sunday Morning’, ku ka folur për rrugëtimin në karrierë si dhe për qëllimet e saj në muzikë.

“Unë kam filluar me shaka duke thënë se, jam nisur për të dominuar botën, ky është plani im”, qeshi ajo, gjersa tregon në CBS News. Doli që plani i yllit të muzikës pop për ‘dominimin e botës’ nuk ishte një shaka. Albumi i saj debutues “DUA Lipa” u transmetua për më shumë se shtatë miliardë herë në Spotify. Ai i dha asaj po ashtu dy çmime ‘Grammy’. Dhe javën e kaluar, 25 vjeçarja, u nominua sërish në ‘Grammy’ duke thyer rekord me gjashtë nominime për albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, i cili u lansua në treg mes krizës së COVID-19.

Në një bisedë me gazetaren Roxana Saberi, ajo pyeti, “Ju dolët me këtë album që është plot me hite vallëzimi. E megjithatë, shumë njerëz janë argëtuar në shtëpi gjatë kësaj pandemie”. “Dua të them, asnjëherë në një milion vjet nuk kam menduar se do të duhej të bëja një rekord gjatë një kohe të tillë”, u përgjigj Lipa, ‘dhe do të gënjeja nëse do të thosha se nuk kisha frikë ta nxjerr këtë”.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *